Postuar më: September 30, 2010
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, nëpërmjet kësaj thirrjeje, ofron mundësinë për t’u bërë shkollë partnere në projektin APREME (Përparimi i Pjesëmarrjes dhe Përfaqësimit të Komunitetit Rom dhe Egjiptian në Arsim). Ftohen të gjitha shkollat e vendit që kanë në përbërjen e tyre nxënës prej komuniteteve të mësipërme që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë projekt të financuar nga Komisioni Europian, i cili kërkon angazhimin e një ekipi mësuesish që do të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e një miniprojekti me synim nxitjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian në arsim.
Çdo propozim duhet të dëshmojë se ekzistojnë premisa për impaktin e miniprojektit si dhe se shkolla zotëron kapacitet për të zbatuar projektin. Hollësi të mëtejshme lidhur me projektin dhe udhëzimet për hartimin e propozimit janë të disponueshme me kërkesë. Afati i dorëzimit të aplikimeve do të jetë: dt. 15 Tetor 2010 në adresën: Fondacioni Soros, Rruga Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë. Ato duhet të dërgohen edhe në formë elektronike në adresën: [email protected]. Shkollat e interesuara për formularin e aplikimit si dhe për hollësi të mëtejshme mund të vizitojnë faqen elektronike www.soros.al ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme: Dritan Nelaj: [email protected]; tel: 42234621