Punëkërkues

Të qënit profesional në ambjentin e punës

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Është e rëndësishme që në ambientin e punës të ruani korrektesinë dhe një etikë pune. Në mënyrë që të ndërtoni dhe të ruani pozitivitetin në ambientin e punës, ju duhet të ushtroni një sjellje profesionale ndaj kolegëve tuaj. Që të qëndroni profesional në ambientin tuaj të punës,ju duhet të konsideroni disa faktorë. Detyrimisht, disa rregulla të etikës dhe të sjelljes duhet të respetohen deri në detaj. Kodi i veshjes Të veshurit të rrobave të përshtatshme në punë, tregon shumë për ju. Ju i tregoni punëdhënësit tuaj se ju i respektoni standartet e larta të profesionalizmit. Nëse do të vishni funde të shkurtër apo T-shirt,ju do të transmetoni një imazh negativ për veten tuaj. Të folurit Ky është një element jo i përcaktuar nga kolegët ,megjithatë ju duhet të kujtoheni që jeni në ambjent pune dhe duhet të mbani te folurin tuaj pa ofendime, të pastër, të sjellshëm dhe profesional. Sjellja Jini gjithmonë të sjellshëm me kolegët tuaj, dhe mos haroni të ruani një etikë të vazhdueshme për sa i përket e-maileve dhe telefonatave. Ju përfaqësoni veten dhe kompaninë tuaj, prandaj duhet ti keni parasysh rregullat e mirësjelljes si në të folur ashtu edhe në të shkruar. Puna në skuadër Në çdo ambjent profesional, çfarëdolloj pune të jeni duke bërë, juve do t`ju duhet të punoni në grup. Respektoni pjesëtarët e tjerë të grupit, dhe punoni së bashku për të arritur objektivat në kohën e duhur. Kompetenca Individëve ju ofrohet një punë në bazë të aftësive dhe njohurive qe ai zotëron. Tregojini punëdhënësit tuaj se jeni kompetent për njohuritë tuaja. Është e rëndësishme që ti ndiqni këto këshilla, në mënyrë që të lini një përshtypje pozitive në ambjentin e punës.