Postuar më: April 14, 2011
Për tu prezantuar dhe për t’i dhënë shefit tuaj të ri përshtypjet tuaja mund të jetë shumë nervozuese dhe e sikletshme, sidomos nëse nuk e keni bërë ndonjeherë më parë. Megjithatë, shumë marrëdhënie të forta pune janë bazuar në këshilla dhe diskutime të hapura. Nëse keni një shef të ri, ose jeni duke u prezantuar me të për herë të parë, më poshtë jepen disa këshilla për të patur një komunikim më të lirshëm:
1. Përcaktoni gatishmërinë e të degjuarit. Para se të thoni diçka, sigurohuni nëse shefi juaj është i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë atë që ju keni për të thënë. 2. Planifikoni kontaktimin me të. Mos krijoni situata të befasishme me shefin tuaj. Tregojini atij se doni të diskutoni mbi një çështje të rëndësishme në mënyrë private. 3. Njëhësoni reagimin. Paraqesni reagimet direkt dhe me saktësi. Shikoni gjuhën e tij të trupit dhe sigurohuni që dhe ju nuk po tjetërsoheni para tij dhe në komunikim me të. Kontrolloni shpesh këtë situatë dukë pyetur herë pas here, "A ka kuptim kjo gjë"?