Punëkërkues

Si të përshtatem me shefin tim të ri?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Nëse keni filluar një punë të re ju duhet të njihni mënyrën që pëlqen të punojë shefi juaj i ri? Tre muajt e parë janë kritike.  Kështu si mund të bëheni një pjesë integrale e shefit tuaj duke ju përshtatur sistemit të tij të punës? Në fillim mundohuni të merrni disa informacione për mënyrën se si ata punojnë apo çfarë kanë bërë përpara se ju të filloni punën. Ju mund të krijoni ndonjë ide gjatë intervistës apo duke pyetur kolegët tuaj. A  i do ai mbledhjet e rregullta dhe progresin e përditësuar apo do t`ju lerë të mësoheni me të rejat dhe t`ju dëgjojë në fund të projektit? Preferon të flas ballë për ballë apo me email? Pëlqen të shikojë numra dhe grafiqe apo preferon shpjegime të shkruajtura? Ka ndonjë moment në ditë apo në javë kur preferon të rrijë vetëm? Mos u përpiqni të bëni krahasime midis shefit tuaj të ri dhe shefit të vjetër. Çdokush ka mënyrën e tij të punuarit dhe nuk ka asnjë gjë të keqe ta pyesni shefin se çfarë të reje kërkon nga ju. Ndërkohë fillimi i punës së re është një periudhë stresuese për ju por kujtoni se edhe  shefi ka punë për të bërë. Ju duhet të gjeni balancën e duhur midis bërjes së pyetjeve dhe mësimit të aftësive që ju duhen për të bërë punën. Ju duhet të jeni proaktiv dhe me shpresë, pa i tejkaluar ato. Përpiquni dhe zgjidhni çështjet vetë në fillim ose pyesni kolegët. Më pas mbajeni shefin të informuar kur gjithçka është përmbushur kështu që ai mund të shikojë suksesin tuaj pavarësisht vështirësive. Një dialog i hapur me shefin është diçka e mirë kur ju doni ti kërkoni një favor si përshembull kur doni të ikni një orë më parë për në bankë. Bëhuni proaktiv dhe konstruktiv në vendosjen e marrëdhënies tuaj që në fillim për të mos i lenë vend keqkuptimeve.