Postuar më: December 3, 2010
Askujt nuk i pëlqen të tregojë një performancë jo të mirë. Megjithatë, edhe pse nuk po arrini të kini pritshmëritë e duhura, mos u dekurajoni dhe mos mendoni se është fundi i botës. Ndiqni këto tre hapa për të përmirësuar punën tuaj të dobët:
1. Pranoni atë dhe kërkoni ndihmë. Mos u vetëmbroni. Në qoftë se të dhënat tregojnë se nuk po performoni si duhet, atëherë pranojeni këtë fakt dhe kërkoni ndihmë për tu përmirësuar dhe për të marrë më të mirën. Pyesni kolegë të tjerë që t’ju këshillojnë si të përmirësoheni. 2. Kuptoni shkakun themelor. A nuk keni aftësitë e duhura? A nuk jeni të interesuar në punë? Çfarëdo qoftë ajo, duhet të zbuloni shkakun, i cili po ju pengon të ecni përpara. 3. Përpiquni të ndryshoni. Zbuloni se çfarë është ajo që ju duhet të bëni ndryshe dhe pyesni kolegët rreth jush për të parë ndryshimet në performancën tuaj.