Punëkërkues

Si të jemi më efektivë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

man_woman_officeKa periudha të ngarkuara pune në vit, javë apo ditë kur ju keni shumë punë për të bërë. Ju do të përpiqeni të bëni punët më të vështira duke mos i dhënë prioritetin e duhur të tjerave. Shpesh kjo gjendje shkakton tension dhe stres të cilat pengojnë proceset e realizimit të punës. Për të shmangur tensionin e krijuar dhe për të përmbushur realizimin e detyrave tuaja në punë ju këshillojmë:

1. Bëni një listë të detyrave që duhen kryer. Shkruani çdo detyrë dhe punë që duhet të kryeni brenda një afati të caktuar, ditë, javë etj, me qëllim që realizimi i saj të bëhet në afatin e duhur. 2. Kryeni punët e shpejta. Merrni 15 minuta kohë, ndoshta jo më shumë, për të kryer gjërat më të shpejta në listën tuaj si: një përgjigje të shpejtë e-mail, thirrje telefonike etj. 3. Shmangni shpërqëndrimin. Pasi keni kryer punët e shpejta, si telefonata dhe dërgim e-maili, përpiquni të përqëndoheni në punën dhe detyrat tuaja kryesore duke shmangur çdo objekt apo situatë që ju tërheqin vëmendjen (telefon, e-mail etj.). 4. Merrni një pushim dhe rishikoni listën. Merrni një pushim 10 minutësh dhe filloni përsëri të shikoni listën duke nënvizuar punët e kryera dhe duke arritur në një raport të ri të punës.