Punëkërkues

Si të gjeni një punë të re?

Punëkërkues Lojëra argëtuese dhe humor
Çdo vit që vjen shoqërohet me ambicie të reja? Doni të merrni përgjegjësi të reja? Dëshironi të nisni një punë të re? Ja disa këshilla praktike: Konsultohuni me një hartues profesionist për CV Nëse doni që rekrutuesi të thotë “wow” kur të lexojë CV tuaj, atëherë konsultohuni më një hartues profesionist për CV. Ndonjëherë interneti nuk iu ndihmon për të kuptuar strukturën ideale të CV, ose mund të keni një ide në kokën tuaj por nuk mund ta hidhni në letër. Një hartues profesionist për CV, mund t’iu ndihmojë ta bëni CV tuaj për punët specifike për të cilat po aplikoni. Nëse jeni i interesuar për një punë në lidhje me drejtësinë, atëherë CV juaj duhet të fokusohet në atë format. Gjithashtu një shkrimtar profesionist mund t’iu ndihmojë ta shkruani CV saktë, duke përdorur terma të kompanisë dhe në këtë mënyrë t’i lërë përshtypje rekrutuesve dhe të ndikojë pozitivisht tek ju. Investoni për një celular me teknologji të zhvilluar Qëndroni në lidhje me mundësitë e reja të punës duke u azhornuar përmes celularit tuaj. A nuk do të ishte më mirë që sa herë të dilni për kafe, për shoping gjithmonë të qëndroni në kontakt me emailin tuaj? Përfshihuni në rrjete më të mëdha sociale. Përpiquni të kuptoni rrjetet kryesore sociale si: Facebook,Twitter dhe LinkedIn. Sigurohuni që profilet tuaja janë aktive dhe profesional në paraqitje. I përdorni ato në avantazhin tuaj duke u lidhur me profesionistet e kompanisë, bashkohuni me grupet  përkatëse të karrierës dhe ndani lajmet më të fundit.