
Ju sapo jeni pushuar nga puna, mos krijoni panik! Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye, kështu nëse ndieni se bota ka rënë mbi ju, mundohuni ti shikoni gjërat në prespektivë.
1. Mbani një qëndrim pozitiv Sjellja është çdo gjë. Një sjellje pozitive ndryshon preceptimin tuaj në lidhje me situatën. Ndoshta puna nuk po shkonte aq mirë për ju, dhe ju keni menduar më parë për një lëvizje. Noshta ju e pëlqenit punën tuaj por kishit ngecur në një limit për zhvillim. Nëse është kështu ju duhet ta shikoni humbjen e punës tuaj si një mundësi. Mund të mendoni të krijoni biznesin tuaj, të ndryshoni karrierë, mund të planifikoni të merrni një periudhë pushim, mund të vazdhdoni me studime të mëtejshme. Tani është koha! Përqafoni ndryshimin dhe ndiqni ëndrrat tuaja!
2. Vlerësimi i vetes Kjo është mënyra perfekte për të vlerësuar situatën tuaj aktuale. Ku është drejtuar karriera juaj? Keni arritur disa nga qëllimet tuaja vitet e fundit? Çfarë dobësish dhe pika të forta keni patur në karrierën tuaj? Çfarë qëllimesh të tjera keni për të arritur?
3. Shkruani një listë! Shkruani një listë me të gjitha idetë që keni për karrierën tuaj. Edhe nëse është e vogël shkruajeni atë. Kërkimi i punës është stresues dhe kërkon kohë por është e rëndësishme mos ta lejoni veten që të humbisni besimin apo motivimin. Në fillim të listës ju duhet të vini një shënim inspirues që do ju ndihmojë të qëndroni të motivuar dhe të fokusuar. Bëjeni listën sa më të gjatë të mundeni dhe punoni me të çdo ditë. Kjo do t`ju japë ju motivim të lartë, praktikisht në kohën kur ju ndiheni keq. Kuptoni se cilat janë qëllimet tuaja afatshkurtra dhe afatgjata dhe vendosini ato në listë. Ndërsa jeni duke punuar me listën tuaj me shpresë hap pas hapi ju do të afroheni me qëllimet e karrierës tuaj.