Punëkërkues

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Punëdhënës Publikime dhe njoftime

Risitë e duapune.com në Panairin “Go Pro”

Foto PanairiDuapune.com morri pjesë në panirin “Go Pro” që u zhvillua në datat 28, 29, 30 dhe 31 maj 2015 në mjediset e Expo City në autostradën Tiranë Durrës. Panairi kishte si qëllim prezantimin e institucioneve dhe kompanive private në fushën e edukimit, trajnimit, praktikave mësimore, programeve të ndryshme për edukim dhe punësimin. Duke iu referuar edhe tematikës së organizimit të panairit duapune.com u prezantua me risi të reja në tregun e punësimit. Në stendën e duapune.com u prezantua publikimi i Gazetës duapune.com online, Numri 1 i “Indeksi i Punësimit 2009 – 2014”, si dhe version më i ri i portalit duapune.com në android. Në 4 ditët e panairit pati aktivitete dhe prezantime të ngjeshura nga kompanitë pjesëmarrëse mes të cilave duapune.com prezantoi dhe informoi të gjithë të pranishmit për risitë në treg dhe shërbimet e tjera të konsoliduara që tashmë janë në shërbim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve tek portali duapune.com Kryeministri Z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla dhe shumë zyrtarë  të tjerë përshëndetën paniarin dhe vizituan stendën e duapune.com