Postuar më: March 26, 2012
Ka ardhur Pranvera. Është ajo pjesë e vitit kur largojmë pluhurin e dimrit dhe lejojmë diellin të hyjë brenda. Përpara se t’ju rrëmbejë koha e bukur dhe vrulli i pranverës, i pari projekt me të cilin ju duhet të merreni është rimodelimi i resymes suaj.
Pamja
Cilido që thotë se pamja nuk ka rëndësi nuk ka qënë në fushë betejën e punëkërkuesve kohët e fundit. Ju duhet të përdorni çdo avantazh të mundshëm për të konkurruar në tregun e punës. Sigurohuni që CV juaj të duket e pastër dhe e rregullt. Tregohuni i guximshëm. Sigurohuni ti nxirrni në dukje me guxim arritjet tuaja. Pamja ka rëndësi nëse ju doni që të zgjidheni për intervistë.
Reduktoni
A duket CV juaj e vjetëruar dhe thatë? A është zgjatur në 3 apo 4 faqe? A e listoni ende punën tuaj të parë mbas universitetit? Bëjini CV-së tuaj një reduktim duke e bërë CV-në tuaj më konçize. Fshijini disa vite nga CV juaj duke e limituar historikun e eksperiencës tuaj në 10 vitet e fundit. Pjesën e mbetur të eksperiencës tuaj mund ta përmblidhni në një paragraf.
Terminologjia e ditëve të sotme
CV juaj ende i referohet një plani të punuar në 1980? A shfaqen në CV tuaj terma të cilat janë të dalë kohe. Terminologjia ndryshon nga viti në vit kështu që sigurohuni që CV juaj të reflektojë trendet e fundit. Për shembull punëdhënësit e sotëm janë duke kërkuar për specialistë të burimeve njerëzore me eksperienca të ndryshme. Përditsoni terminologjinë e CV tuaj për të mos humbur mundësi.
Skanimi
Në të shkuarën kur CV dërgoheshin në letër dhe kërkimi bëhej në mënyrë manuale ishte shumë e rëndësishme që të plotësonit CV tuaj me fjalë aksioni si “menaxhoi” ose “krijoi”. Në ditët e sotme kur CV skanohen dhe kërkimi i të dhënave bëhet me fjalë kyçe, këto të fundit janë më të rëndësishme se më parë. Kthejini foljet në emra.
Nëse e rimodeloni CV tuaj çdo vit i shtoni vetes tuaj mundësi dhe kurseni kohë. CV-ja është një instrument i rëndësishëm i cili ju siguron ju një intervistë pune prandaj investoni në të, kushtojini rëndësi.