
Puna me orë të gjata nuk është një mënyrë e shëndetshme për të jetuar,veçanërisht kur jeni i lidhur pas punës për periudha të gjata kohe, këshillohet që ju të çoheni dhe të lëvizni paksa. Fatmirësisht, ka shumë mënyra për të përmirësuar ditën tuaj të punës.
Ngrihuni nga puna çdo orë Është mjaft e rëndësishme që ju të ngriheni rregullisht nga tavolina ndërsa jeni duke punuar. Edhe nëse ngriheni për të pirë pak ujë, lëvizja do të ndihmojë në qarkullimin e gjakut dhe do t’ju ndihmojë në rifreksimin e mendjes suaj. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është një gjë e pashëndetshme, edhe lëvizja për dy minuta në orë do të bëjë një diferencë të madhe të niveleve të energjisë suaj.
Çlodhni sytë tuaj sa më shpesh të jetë e mundur Të punoni me një kompjuter për orë të tëra ju dëmton sytë dhe do t’ju bëjë të ndiheni i dobët. Edhe nëse nuk përdorni syze, përpiquni të mos shikoni gjithmonë ekranin e kompjuterit duke u fokusuar në një pamje tjetër. Edhe pse shikimi juaj mund të jetë i mirë, ju duhet të investoni në një palë syze anti-reflektive për të reduktuar paksa pamjen që ofron kompjuteri juaj.
Bëni disa ushtirme Ka shumë ushtrime që mund t’i bëni në mënyrë të rehatshme nga tavolina juaj e punës. Kjo do t’ju ndihmojë të reduktoni lodhjen ndërsa relaksoni qafën,shpinën dhe dhimbjen e shpatullave.
Pini lëngje Pirja e ujit gjatë ditës është një mënyrë e mirë për tu kujdesur për shëndetin tuaj në punë.
Parkojeni makinën larg I vini synim vetes të bëni të paktën 20 minuta ushtrime në ditë në mënyrë që të jeni në formë, ka shumë mënyra që mund t’ju ndihmojnë ju ta arrini këtë. Parkimi i makinës pak larg punës dhe ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit janë disa nga mënyrat që mund t’i përdorni si ushtrime çdo ditë.
Hyni në një kurs joga Joga jo vetëm është mjaft e mirë për stresin por gjithashtu përmirëson fleksibilitetin. Kjo do t’ju ndihmojë me mbajtjen e qëndrimit tuaj ndërsa punoni dhe do t’ju japi më shumë energji gjatë ditës.