Postuar më: November 3, 2010
Kur jeni jashtë mjediseve të punës apo dëshironi të ndryshoni punë, përpiquni të mendoni se çdo të ishte përvojë e vlefshme për jetën tuaj. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar diçka dhe për të pyetur veten, “Çfarë dëshiroj të jem në të ardhmen”? Më poshtë janë tri pyetje, të cilat mund tja drejtoni vetes për të kuptuar se çfarë dëshironi për të ardhmen tuaj:
1. Çfarë talenti kam? Disa talente tuaja janë të dukshme që kur ju jeni shumë të rinj, kurse të tjerat shfaqen me kalimin e kohës. Kështu që përpiquni të kuptoni se cili talent është më i mirë për ju. 2. Çfarë aftësish duhet të kem? Aftësitë janë të ndryshme nga talentet, ato mund të përfitohen nga të mësuarit dhe praktika në jetë. Vlerësoni aftësitë që keni zhvilluar dhe përfituar gjatë viteve. 3. Çfarë ju frymëzon më tepër? Kuptoni se çfarë ju motivon për të arritur më tepër për vetën tuaj. Kurdo që të jetë e mundur, ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë atë që vërtet dëshironi të bëni.