Për të mbrojtur shëndetin tuaj bëni këto ndryshime në punë
Sëmundjet kronike shkaktojnë çdo vit, 36 milionë vdekje rreth e rrotull botës. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por kryesori është dieta ushqimore që ne ndjekim. Disa faktorë të tjerë përfshijnë menaxhimin e dobët të stresit dhe mungesën e aktiviteteve fizike. Në qoftë se vuani nga një sëmundje kronike, nuk do të vuani vetëm fizikisht, por kjo do të ndikojë edhe në karrierën tuaj. Lajmi i mirë është që mund të ndërmerrni masa proaktive për shëndetit tuaj të vazhdim. Filloni duke bërë këto 5 ndryshime gjatë orarit të pushimit të drekës në punë:
- Mundohuni të ulni peshën duke shtuar lëvizjen
Të qënit mbipeshë lidhet me një varietet sëmundjesh. Për shembull, rrit rrezikun e 2 tipe diabetesh, që rrjedhimisht rrit rrezikun për komplikacione kardiovaskulare, të veshkës, të syve dhe sistemit nervor. Në vend që të rrini para kompjuterit tuaj edhe gjatë pushimit të drekës, ngrihuni dhe filloni të lëvizni. Edhe pse vetëm për 10 minuta, do të përmirësoni qarkullimin tuaj. Kjo përveç se do tju ndihmojë në uljen e peshës suaj, por do tju bëjë të ndiheni më energjikë.
- Mos konsumoni më Fast Food
Sigurisht, që është më praktike ta porosisni drekën tuaj, megjithatë kjo nuk është zgjedhja e duhur. Kur jeni gjatë pushimit të drekës, kërkoni për diçka të shpejtë edhe të lirë. Dhe ku përfundoni? Në një Fast Food. Një dietë e varfër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kronike. Paketo një sallatë, një sanduiç dhe një shishe me ujë, si edhe disa fruta dhe do hani bollshëm dhe shëndetshëm.
- Merrni frymë thellë
Ndiheni të stresuar? Atëherë është shumë e rëndësishme të praktikoni menaxhimin e stresit. Pse? Sepse, kur jeni të stresuar, hormoni i lidhur me nivelin e stresit rritet. Kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin. Kur praktikoni frymëmarrje të thella, mund të ulni nivelin e stresit në mënyrë sinjifikative. Rrjedhimisht kjo do tju ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, duke mbrojtur zemrën tuaj. Një ide e mirë do të ishte të praktikonit disa pozicione Yoga ndërkohë që përqëndroheni për pjesën e punës së pasdrekës.
- Hiqni dorë nga duhani
Konsumimi i duhanit nuk është vetëm i kushtueshëm, por mbi të gjitha shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Studimet tregojnë se gati gjysmë milioni njerëz vdesin çdo vit prej tij. Edhe pse studimet tregojnë se në 90% të rasteve shkakton kancer të mushkërive, duhani dëmton çdo organ të trupit tuaj. Merrni vendimin të hiqni dorë sot, që të mund të mbroni shëndetin tuaj nesër.
- Pini shumë ujë
Sipas llogarive të bëra, më pak se ¼ e njerëzve që jetojnë në shtetet e zhvilluara, pijnë mjaftueshëm ujë në ditë. Është shumë e rëndësishme të pini ujë, duke pasur parasysh se humbni 10% të aftësive tuaja të të menduarit kur ndiheni të etur. Kur qelizat tuaja nuk kanë mjaftueshëm ujë, ato nuk funksionojnë normalisht. Për të parandaluar sëmundjet, duhet të kufizoni karbohidratet. Pijet e gazuara përmbajnë shumë sheqer dhe konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë diabetin në një të ardhme. Në vend të këtyre pijeve të konservuara, pini ujë, sa më shumë të mundeni.