Postuar më: September 22, 2021
Ditën e djeshme, 21 shtator 2021, në ambientet e Maritim Hotel Plaza, në Tiranë, u organizua:
"Tryeza e rrumbullakët – Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë".
Ky ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga DM Consulting Services, HRHub Albania, duapune.com dhe DIMAK Albania, pas organizimit me sukses të Panairit të I-rë Virtual të Punës dhe Aftësive, më datë 16 Qershor 2021, dhe i mbështetur nga Programi “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit.
I organizuar me kujdes duke respektuar çdo masë kundër Covid19, kjo tryezë e rrumbullakët mirëpriti pjesëmarrësit e Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive, kompanitë, përfaqësues nga drejtoritë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe nga shkollat e mesme të arsimit profesional.
Tryeza e rrumbullakët ftoi pjesëmarrësit në një diskutim të lirë rreth eksperiencave, avantazheve dhe sfidave që i sjell Panairi Virtual komunitetit të Burimeve Njerëzore.
Disa nga komentet dhe çështjet e diskutuara ishin:
Së shpejti DM Consulting Services, HRHub Albania dhe duapune.com do të zhvillojnë takime të këtij lloji për diskutime mbi zgjidhjet inovative në fushën e Burimeve Njerëzore dhe jo vetëm.
Qëndroni të përditësuar.