Postuar më: September 14, 2010
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në ndihmë të aktivitetit të Kompanive dhe në shërbim të Shoqërisë Civile duke ndjekur objektivat e saj për të bërë të mundur arritjen e pikave të kontaktit ndërmjet kompanive dhe punëkërkuesve, sikurse ekspozimit të ofertës së institucioneve arsimore në Shqipëri organizon Panairin:
“WORK & STUDY”, Panairi i Punës dhe Studimit
Hapja: 17:00, 17 Shtator Mbyllja: 21:00, 19 Shtator Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë, Shqipëri
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të takojnë drejtpërdrejtë përfaqsuesit e huaj të shkollave dhe kompanive të ftuara për të marrë një informacion të plote dhe për të realizuar aplikime direkte për punësim në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, etj) apo për punësim në SHBA, Lindjen e Mesme, Francë, Itali, Angli, etj.
Të gjithë studentët vizitorë do të kenë mundësi të mbajnë intervista direkte me shkollat e huaja, të përfitojnë mundësi regjistrimi të menjëhershme dhe të përfitojnë bursa studimi.