Postuar më: December 27, 2011
Depresioni është normal për disa gjatë sezonit të festave por punëkërkuesit nuk duhet të jenë midis të pashpresëve. Pushimet në fakt krijojnë më shumë mundësi për punëkërkuesit që të lidhen me punëdhënësit. Sipas një eksperti në shërbimet e karrierës Lee Hecht Harrison, njerëzit të cilët i shohin pushimet me pozitivitet zakonisht kanë sukses sepse ata bëjnë më të mirën për mundësitë që kanë në dispozicion.
Njerëzit të cilët besojnë se kërkimi i punës gjatë dhjetorit është një humbje kohe në fakt janë duke reduktuar shanset e tyre në një periudhe ku shumë vendime punësimi janë duke u marrë. Gjatë pushimeve konkurenca nuk është shumë e lartë dhe shumica e organizatave i kanë zhvilluar buxhetet e tyre për vitin që vjen dhe mund të parashikojnë nevojat e tyre për punësim si dhe qëllimet e tyre.
Disa këshilla për të përfituar nga këto pushime:
• Vendosni qëllime të arritshme dhe punoni per ti arritur ato çdo ditë. Mos bini në depression apo në zvarritje. Përqasni (Kryeni) kërkimin për punë me të njëjtin ritëm që do ta bënit edhe në sezonet e tjera. • Merrni pjesë në festat e pushimeve. Festat gjatë pushimeve krijojnë mundësi të mira njohjesh edhe me punëdhënës. Rastësisht përmendni kërkimin tuaj për punë si temë bisede. • Bëhuni fleksibël. Fundi i vitit është një periudhë e ngarkuar kështu që pregatituni sepse mund të njoftoheni për të dhënë intervistë edhe brenda një kohe të shkurtër. • Dërgoni kartolina urimesh tek kompanitë në të cilat ju keni dhënë intervistë kohët e fundit. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ti kujtuar menaxherëve të punësimit se ju jeni akoma i gatshëm për ti takuar përsëri.
Duke qëndruar optimist dhe duke marrë në konsideratë shumë nga mundësitë e punës që ofrohen në këtë periudhë atëhere ky sezon mund t’ju udhëheq drejt një viti të mbarë, të kompletuar me një pozicion të ri pune.