Postuar më: February 6, 2012
Është thelbesore të dish se si të bësh politikë përsa i përket punës. Roy Cohen i cili është një trajnues karriere thotë se në këtë biznes gjen shumë kuptim shprehja “Mbajini miqtë afër por armiqtë edhe më afër”. Gjeni një mënyrë për ti rindërtuar mardhëniet me kolegët te cilët ju keni patur konflikte, vendosni ekuiliber. Përpiquni që këto marrëdhënie të cilat ju i krijoni ti përdorni në favorin tuaj.
Gjeni një projekt
Vjen koha kur mërziteni në punë dhe ju nuk keni me se të merreni. Cohen sygjeron që të jeni aktiv dhe produktiv me kohën tuaj. Merrni iniciativën për të kryer një projekt, mendoni se për çfarë ka nevojë kompania juaj dhe ofrouni që të gjeni një zgjidhje. Nëse veproni në këtë mënyrë me guxim dhe kreativitet keni për të arritur larg, shefi juaj do tju shohë me sy të mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë dhe të jeni në një pozicion që mund t’ju pëlqejë.
Ruani qetësinë
Acarimi dhe nervozizmi nuk ju ndihmojnë dhe këto emocione do ju bëjnë të shtoni acarimin tuaj. Mendoni që një ditë më parë se si do e shfrytëzoni kohën, bëni një plan pune për çdo ditë vendosini vetes cdo ditë një qëllim për të arritur. Në këtë mënyrë ju do të fokusoheni në detyrat tuaja konkrete.
vazhdon...