Postuar më: January 24, 2012
Duajeni punën, mos e lini atë. Duke qënë se jetojmë në një kohë krize ekonomike papunësia është rritur edha ata që janë me fat të kenë një punë nuk e shijojnë atë. Dhe kur koha kalon nëse nuk e doni punën tuaj, lind pyetja si mund të keni sukses në të. Nëse ju jeni një nga ata persona të cilët i urrejnë mëngjeset e të hënave, atëhere sipas “Main Street “ janë sugjeruar 10 mënyra nga trajnuesit e karrierës se si ta bëni punën tuaj më shpërblyese, argëtuese dhe motivuese. Sipas ekspertëve ju kaloni të paktën pesë nga shtatë ditët e javës në punë dhe më e pakta që mund të bëni është të zbaviteni ndërsa punoni.
1.Reflektoni
Reflektoni për të kuptuar përse puna juaj nuk po ju kënaq. Kjo ndodh për shkak të kolegëve tuaj, shefit apo ndoshta është industria në tërësi e cila nuk ju pëlqen? Shpesh herë ne e gjejmë veten duke mos e pëlqyer më punën që bëjmë, dhe nuk arrijmë të kuptojmë përse ndodh kështu. Vlerësojini arsyet specifike përse nuk jeni i lumtur dhe analizojini ato një nga një sikurse shprehet Andrea Worch ekspert . Mos e lejoni krizën ekonomike t’ju lërë ju në një punë që nuk e pëlqeni por qëndroni vetëm sepse rrezikoni të mbeteni i papunë. Gjithmonë ekzistojnë mundësi por edhe nëse kjo dështon gjeni mundësinë që mbas pune të planifikoni aktivitete që t’ju motivojnë për ditën tjetër. Mbasi ti provoni këto ndoshta do të kuptoni se jeni me fat që e keni një punë dhe se problemet tuaja në fakt janë të vogla.
vazhdon...