Postuar më: May 21, 2012
Ju duhet të keni degjuar që duhet të kurseni të paktën 6 muaj para për shpenzime në raste emergjence, si për shembull në ato raste kur mbeteni pa punë. Por jo të gjithë e praktikojnë këtë, disa sepse nuk munden dhe disa të tjerë sepse janë mësuar të harxhojnë aq sa fitojnë. Ne po ju ofrojme 5 mënyra se si të filloni të kurseni për 6 muaj shpenzime që nga ky moment.
Filloni nga kursimet e mëdha
Përpara se të filloni të kurseni monedha filloni me shpenzime më të mëdha si shpenzimet e makinës apo të pushimeve. Ju mund të filloni të reduktoni shpenzimet e sigurimit të makinës. Githashtu edhe për pushimet nuk është e nevojshme që të shpenzoni para për pushime ekstravagante kur ju mund të kurseni me pushime të thjeshta brenda vendit ose ti shmangni për këtë sezon vere dhe ti rezervoni më vonë në shtator apo tetor.
Kartat e kredit
Sipas ekspertëve do ishte perfekte sikur të llogarisnit shpenzimet e një jave dhe vetëm aq para të mbanit në kuletë. Mos tërhiqni para të tjera. Harrojeni kartën tuaj të kreditit mos shpenzoni më tepër para nga sa ju duhen.
Mos shpenzoni paratë e dhuruara
Nëse jeni vërtet me aq fat sa t’ju ketë rënë llotaria, keni fituar para në kazino apo ndonje trashëgimi atëhere, ruajini në një llogari bankare. Mendoni se si të përmirësoni stilin e jetesës tuaj nëse merrni një rritje rroge apo ngriheni në detyrë.
Mos jepni para borxh
Bëni kujdes, nëse jeni në kohë të vështira mos jepni para borxh, ju nuk do të donit as të merrnit as të jepnit para borxh, evitojini këto stituata, ju nuk do të keni asnjë lloj përfitimi.
Mos ngacmoni fondin e ditëve të këqija për shpenzimet e ditës
Nëse hapni një llogari të posaçme bankare vetëm për fondin e emergjencës atëhere do të ishte më mirë për të gjithë ju që nuk i bëni dot ballë tundimit, për të shpenzuar para. Kujtojini vetes që këto para janë për tjetër qëllim dhe nuk mund ti shpërdoroni për çfarë do lloj arsyeje.