
CV-të online kanë të përbashkëta vlerat e të njëjtit format tradicional të të shkruarit, ekzistojnë disa dallime të cilat duhet ti merrni në konsideratë përpara se të shkruani CV-në tuaj dhe ta dërgoni atë në botën e gjerë të internetit.
Gjërat që duhet të bëni • Sigurohuni që të listoni të gjitha kualifikimet, arritjet tuaja dhe ndonjë studim si material shtesë që keni ndërmarrë. • Nëse është e mundur, përpiquni ta mbështesni këtë ide duke u bazuar në arritjet tuaja aktuale të cilat ju i shikoni si më të përshtatshme. • Mundohuni të përfshini emrat e kompanive sa më shumë të jetë e mundur, sepse ato do të shërbejnë si pika të forta ku do të bazohet CV juaj, duke i bërë të mundur punëdhënësve të kontrollojnë referencat që ju i keni dhënë lidhur me kompanitë. • Megjithatë, ky nuk duhet të jetë një zëvendësues i detajeve lidhur me referencat. Referencat janë një aspekt jetik për vlefshmërinë e CV-ve. • Sigurohuni që të theksoni qartë pjesët që janë unike ose të veçanta të informacionit që ju përshkruan juve dhe karrierën tuaj të deritanishme. Kjo mund ti tërheqë vëmendjen punëdhënësit dhe mund të mbahet mend prej tyre edhe në intervistat e tjera që ata do të zhvillojnë.
Gjërat që nuk duhet ti bëni • Nuk duhet të gënjeni ose të ekzagjëroni asnjë pjesë të karrierës tuaj. Internet i mundëson kompanive të eksplorojnë dhe kontrollojnë çdo informacion të dhënë prej jush. Kjo mënyrë juaja nuk do tju sigurojë asnjë gjë të mirë gjatë intervistës. • Përfshirja me shumë detaje të kontakteve personale. Mos harroni se ju po i “shisni” një informacion shumë të rëndësishëm për veten tuaj dikujt që ju nuk e njihni. Përpiquni dhe fokusohuni te një pikë kyçe e kontakteve të tilla si email ose numri i telefonit sesa mund ti ofroni të gjitha rrugët e mundshme për t’u përgjigjur. • Së fundmi, shmangni “hiperbolizimin” e CV-së tuaj sepse ekzistojnë mundësitë që punëdhënësit t`ju tregojë juve se jeni duke gënjyer, veçanërisht në fushën e rekrutimit online, ku është shumë e lehtë të zbulosh informacion rreth njerëzve.