Postuar më: September 16, 2011
Më shumë se 9.944 student mbaruan universitetin këtë verë dhe shumë prej tyre nuk e kanë idene se si të këkojnë punë. Sa strikt duhet të jetë një prind në mënyrë që ti nxis ata të punojnë në këto kohë të vështira financiare.
Kur pushimeve verore iu vjen fundi dhe të gjithë studentet nisin përgatitjet per semestrin e ri, prindërit e kuptojnë se djali i tyre i diplomuar është ende duke i shpenzuar ditët e tij i ngulur para televizorit dhe e prish këtë rehati vetem për të shkruar mesazhe, për Facebook apo për të dalë mbrëmjeve.
Ky skenar pasqyron mijra familje. Shumë studentë e mbaruan universitetin këtë verë dhe shumë prej tyre nuk dinë se cfarë të bëjnë më pas. Të shqetësuar që atyre iu duhet një punë por nuk e dinë si ta gjejnë, fëmijët bëhen rebelë kurse prindërit të bezdisur.
Në këtë situatë prindërit e gjejnë veten në vështirësi kur shohin fëmijët e tyre që nuk çajnë dot në këtë treg pune dhe fillojnë të interesohen nëpër miq e stërmiq në mënyrë që tia sigurojnë një punë sa më komode djalit apo vajzës së tyre. Kjo është mënyra se si funksionojnë gjërat, dhe më e lehta për ti dhënë zgjidhje, kështu djali ose vajza nuk ka pse të preokupohet, mbasi i ka kryer pushimet dhe cdo gjë ia ka siguruar prindi.
Gjithsesi ne këshillojmë të filloni të ndryshoni. Jemi ende në shtator dhe ky është muaji më i mire për një të sapodiplomuar të gjejë punë. Pothuajse të gjithë janë kthyer nga pushimet, puna nis me vrull, ka mundësi internshipi dhe nëse jeni me fat edhe oferta pune.
Këshilla:
Listoni se cfarë jeni të aftë të bëni dhe cfarë nuk doni të bëni
Regjistrouni tek site si www.duapune.com apo kontrolloni gazeta te cilat mundesojnë informacion punësimi.
Përftoni eksperiencë pune, cfardo që të jetë vullnetare, internshipe, etj
Nëse e keni piketuar një kompani, zbuloni se cfarë ata duan dhe mundohuni ti kontaktoni menjëherë.
Shkoni në zyrën e karrierës së universitetit, ata kane kontakte dhe lidhje me kompani dhe univesitete te tjera.
Vizitoni panaire punësimi, janë një mundësi e mirë për të gjetur punë edhe nëse sapo jeni diplomuar.