Postuar më: October 8, 2010
Që prej vitit 2008 të gjitha vendet e Ballkanit jane përfshirë në skemën e bursave OSI-DAAD, një program bursash i sponsorizuar nga OSI (Open Society Institution) dhe DAAD (German Academic Exchange Program). Ky program ka për qëllim financimin e studimeve pasuniversitare në Gjermani, në shkencat humane dhe sociale. Nga ky program pasuniversitar përfitojnë shtatë vende ballkanike dhe konkretisht: Shqipëria, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Programi përfshin bursa studimi për master me afat dy - vjeçar dhe doktoratura me afat 3-vjeçar në universitete gjermane. Aplikimet për çdo shtet ballkanik do të jenë çdo dy vjet.
Për këtë vit janë hapur aplikimet për studentët nga katër vende ballkanike: Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, ndërsa vitin tjetër do të hapen aplikimet për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Procesi i Aplikimeve do të adminsitrohet nga përfaqsuesit e DAAD në secilin vend.
Më shumë informacion në lidhje me procesin e aplikimit si dhe për të shkarkuar formularët e aplikimit, referohuni linkut:
http://www.daad-al.org/bursa/index.html
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 15 Nëntor 2010 pranë Ambasadës Gjermane, në adresën:
Embassy of the Federal Republic of Germany Cultural Section Rruga Skenderbej Nr. 8 Tirana
E-Mail: [email protected] WWW: www.tirana.diplo.de