
Çfarë janë intervistat e hapura? Kjo mund të duket si një pyetje e thjeshtë në përgjigje,por e vërteta është se intervistat e hapura ndryshojnë nga një kompani në tjetrën. Me intervistë e hapur mund të nënkuptojmë “intervistë në grup” ku janë përzgjedhur një numër i caktuar aplikantesh në të njëjtën kohë, por gjithashtu mund të nënkuptohet një intervistë e hapur për këdo që është i interesuar për të aplikuar në një punë që reklamohet. Tipet e intervistave të hapura Siç përmendëm edhe më lart, intervistat e hapura mund të ndryshojnë nga një punëdhënës tek një tjetër, ndaj kandidatet duhet të jenë të përgatitur për çdo rast,apo event të mundshëm të një interviste të hapur. 1) Intervistat e grupit: Këtu kemi rastin e “një rekrutuesi ose përzgjedhësi” që drejton një pyetje për të gjithë kandidatët e mundshëm të interesuar për punësim dhe merr përgjigje individuale nga secili prej të intervistuarit. 2) Kohëzgjatja e intervistës: I referohet një interviste pune të publikuar online ose të botuar nëpër revista, por ka një afat të përcaktuar kohor për intervistën. Aplikantët e interesuar duhet të paraqiten për intervistim brenda këtij afati kohor të specifikuar. Dizavantazhet e intervistave në grup • Mund të duken “friksuese”. • Të intervistuarit e tjerë mund të “bien më tepër në sy”, duke ju lënë në hije. • Mund të shkaktojnë një stres të panevojshëm. • Mund të humbisni vëmendjen e “rekrutuesit/përzgjedhësit”. Disavantazhet e një interviste të limituar në kohë • Ju do të përballeni me një intervistë të palimituar në vetvete. • Mund të mos i bini në sy përzgjedhësit. • Do të ketë aplikantë të tjerë, ndaj konkurrenca do të jetë e lartë për këtë vend pune. Përse përdoren intervistat e hapura? Përzgjedhësit i konsiderojnë intervistat e hapura zgjidhje të shkathët e të shpejtë, jo vetëm se ato mund të arrijnë të shkurtojnë koston dhe kohën e intervistimit, por gjithashtu u jep mundësinë atyre për të intervistuar në mënyrë më efektive konkurruesit me njëri-tjetrin, për një pozicion pune të ofruar. Vështirësia e intervistimit të veçuar të kandidatëve qëndron se përzgjedhësit kanë tendencën të harrojnë se çfarë u ka pëlqyer më tepër tek të intervistuarit dhe më pas u duhet të mbështesin vlerësimin në shënimet e mbajtura gjatë intervistës së bërë. Nëpërmjet një interviste të hapur, përzgjedhësit mund të krahasojnë më me efektivitet të intervistuarit. Këshilla si t’i mbijetosh një interviste të hapur • Trego brenda kohës së ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. • Sigurohu të dallohesh nga turma dhe përpiqu të japësh përgjigje sa më interesante. • Zgjidh veshjen e duhur dhe sa më profesionale. • Praktiko përgjigjet e duhura, që kërkohen shpesh në intervistat e grupit. • Qëndro i sigurtë dhe i qetë gjatë gjithë kohës