Intervista - Pse e dëshironi këtë punë? 3 elementë për t’ju përgjigjur si duhet kësaj pyetje.
Kompanitë natyrshëm duan të punësojnë njerëz që janë të apasionuar pas punës, kështu që ju duhet të keni gati një përgjigje të mirë për pyetjen se përse e dëshironi atë pozicion. Së pari, identifikoni disa faktorë kryesorë nga pozicioni i punës që përshtaten më së miri me ju (p.sh., "...e dua kujdesin ndaj klientit sepse e dua ndërveprimin e vazhdueshëm njerëzor dhe kënaqësinë që vjen nga zgjidhja e një problemi). Ndani me intervistuesin edhe pse e doni kompaninë (p.sh.,"Unë gjithmonë kam qenë i apasionuar pas marketingut dhe mendoj se ju jeni duke bërë gjëra të mëdha e të veçanta në treg, ndaj dua të jem pjesë e kësaj kompanie").
3 Hapat që duhet të ndiqni për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Hapi 1: Shprehni entuziazëm për kompaninë Së pari, kjo është një mundësi e shkëlqyer që ju të tregoni atë që dini për kompaninë. Ju mund të flisni gjatë gjithë kohës se jeni të ngazëllyer për të qenë pjesë e ekipit, por asgjë nuk do të krijojë një përshtypje më të mirë se të dini diçka më shumë për vendin ku po intervistoheni. Pra, për t'u përgatitur kaloni pak kohë duke kërkuar informacion për kompaninë dhe zgjidhni disa faktorë kryesorë për të përfshirë në fushën tuaj, pse jeni i përshtatshëm.
Hapi 2: Përafroni aftësitë dhe përvojat tuaja me pozicionin e punës Ekzistojnë dy mënyra si mund ta bëni këtë:
- Ju mund të përqendroheni më shumë në përvojat tuaja (ato që keni bërë më parë që ju sjellin deri në këtë pikë.)
- Ose në aftësitë tuaja (veçanërisht të dobishme nëse jeni duke aplikuar për të njëjtin pozicion që keni bërë dhe më përpara).
Mundohuni të tregoni se çfarë përfshin pjesa kryesore e rolit, plus disa nga "aftësitë e dëshiruara" në përshkrimin e punës, dhe sigurohuni që t'i flisni rreth tyre. Shfaqni entuziazëm rreth kompanisë si edhe tregoni arsyen pse jeni i përshtatshëm për pozicionin e punës.
Hapi 3: Përmendni trajektoren e karrierës tuaj Në fund, tregoni se mbi të gjitha rëndësi ka kompania ku po shkoni dhe si ndikon kjo në karrierën tuaj. Nuk duhet të jepni përshtypjen se thjesht po e përdorni pozicionin për një hap tjetër në karrierë. Sigurisht, nuk është e nevojshme të thoni posaçërisht se e shihni veten në një pozitë pune për një kohë shumë të gjatë, por duhet t’i bëni ata të kuptojnë se ju e dëshironi realisht këtë pozicion pune dhe se e shihni veten të punësuar pranë kompanisë për një kohë të gjatë. Përfshini këto tre komponentë së bashku, dhe ju keni një përgjigje që do të bëjë përshtypje në tre fronte: njohuritë dhe entuziazmin tuaj për kompaninë, aftësitë tuaja përkatëse dhe përshtatjen tuaj të përgjithshme me pozicionin.
“Miku juaj për punë dhe karrierë” –
duapune.com Burimi: The Muse