Intervista - Pse duhet të ju punësojmë? Si mund t'i përgjigjeni kësaj pyetje.
Kjo pyetje e intervistës duket pak sfiduese (për të mos thënë e sikletshme). Por nëse ju pyesin jeni me fat. Nuk ka mënyrë më të mirë për të "shitur" veten dhe aftësitë tuaja te rekrutuesi. Detyra juaj këtu është të krijoni një përgjigje që përfshin tre gjëra:
- Që ju jo vetëm që mund të bëni punën, por edhe të jepni rezultate të shkëlqyera.
- Që vërtet do të përshtateni me ekipin dhe kulturën e kompanisë.
- Se do të ishit kandidati më i mirë se kushdo tjetër.
Njihuni me 3 Mënyrat më të mira se si mund t'i përgjigjeni kësaj pyetje: 1. Përshtatja Një mënyrë se si mund të keni sukses në këtë pyetje është të kuptoni se cila është lidhja mes jush dhe rekrutuesit. Normalisht që ju duhet të tregoni që jeni një punonjës entuziast që ka aftësitë e duhura për pozicionin e punës dhe po kërkon që të tregojë se është i motivuar dhe do që të bëjë diçka qe ka kuptim, të aftësoheni më shumë dhe të punoni më tepër në rrugën tuaj drejt karrierës. Çelësi i suksesit është të mos harroni pjesën e dytë: Të flisni për veten tuaj. Shumë njerëz gabojnë duke i renditur vetëm përfitimet rekrutuesit. Hyrja duhet të jetë duke renditur aftësitë që rekrutuesi po kërkon dhe kjo gjë do t'ju bëjë ju të keni sukses dhe rekrutuesi të kuptojë që ju jeni kandidati i duhur për pozicionin e punës ku po aplikoni.
2.Eksperti i Kompanisë - Pse duhet t'ju punësojmë ju dhe jo të tjerët? Nëse mendoni se keni shprehur tashmë të gjitha aftësitë tuaja dhe eksperiencën tuaj, mbase një qasje më e mirë për ju është të tregoni se çfarë ju diferencon nga të tjerët. Duke supozuar se jeni duke garuar kundër kandidatëve të tjerë në mënyrë të ngjashme, një gjë e mirë për të theksuar në këtë pikë është përkushtimi juaj për pozicionin e punës. Për ta bërë këtë, tregoni njohuri të thella të biznesit dhe një mirëkuptim se si mund të jeni pjesë e kompanisë. Kjo, sigurisht, kërkon që të bëni një hulumtim për kompaninë. Hulumtimi rreth kompanisë shërben për disa qëllime. Ju tregoni entuziazmin tuaj për pozicionin, ju dilni si një person i brendshëm që mund të jetë më i lehtë për t'u trajnuar se kandidatët e tjerë, dhe demonstroni se si merreni me diçka në të cilën keni investuar.
3.Zgjidhja e problemit Shpesh, rekrutuesit postojnë pozicione pune sepse ata kanë një problem që duhet zgjidhur. Duke lexuar përshkrimin e punës dhe duke përmendur aftësitë qe kerkohen, eshte nje mundesi ideale per t'i ofruar lehtësim për zgjidhjen e "problemit" kompanisë. Rekomandohet të mos harxhoni të gjithë kohën tuaj duke folur për të kaluarën, përqëndroni përpjekjet tuaja për të ardhmen dhe shpjegoni se si mund ta bëni më të lehtë jetën e intervistuesit duke adresuar çështjen e tij më të afërt. Kjo tregon se jeni duke menduar përpara, dhe të gatshëm për të qenë pjesë e kompanisë.
Duke përdorur një nga 3 mënyrat e mësipërme në intervistën tuaj të rradhës edhe nëse nuk jeni ju kandidati i përzgjedhur, kjo mënyrë do të impresionojë rekrutuesin duke ju bërë ju një "kandidat special". “Miku juaj për punë dhe karrierë” –
duapune.com Burimi: The Muse