Punëkërkues

Intervista e punës në kohë Pandemie?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës Covid 19
Edhe në kohë Pandemie kompanitë duan te mbijetojnë duke përshtatur metodat e punës në forma të ndryshme, punë në distancë, online , punë me turne , apo punë me orë të reduktuara. Padyshim për pozicone të caktuara lind dhe nevoja për gjetjen e Burimeve Njerëzore dhe në këto kohëra të pazakonta. Pyetja që lind ”A mund të praktikohen të njëjta forma tradicionale të të intervistuarit edhe në kohë pandemie?” Po ju japim disa këshilla se si të përgatiteni për  “Intervistën e punës në kohë Pandemie”. Intervista  me Telefon ose Skype Pasi kompania ka shpalluar pozicionin e lirë të punes, ju dërgoni CV tuaj dhe dokumetat përkatëse me email tek kompania. Mos u habisni nëse në ditët në vijim ju do të merrni një telefonatë për mënyrën e intervistimit. (Telefon, Skype apo një tjetër program online që përdor kompania).
  • Praktikoni intervistën me një mik ose me një familjar në kushtet e shtëpisë.
  • Përgatisni dy ose tre pyetje që të pyesni punëdhënësin për pozicionin e punës ose pyesni për detaje specifike në lidhje me kompaninë, të cilat nuk mund t’i gjeni online. Për pyetjet ju ndihmon ky artikull:

    Çfarë pyetjesh mund t’i bëni intervistuesit?

  • Gjeni një vend të qetë për intervistën dhe ku nuk ju shqetësojnë (për shembull. lajmëroni paraprakisht shokët tuaj të dhomës ose familjarët që gjatë kohës së intervistimit ata nuk duhet t’ju shqetësojnë).
  • Përgatisni një faqe me shënime që pasqyrojnë kërkimet tuaja për kompaninë dhe mbajeni këtë fletë afër së bashku me rezymenë tuaj për t’iu referuar kur është e nevojshme.
  • Mbani një laps dhe letër gjatë intervistës për të marrë shënime të nevojshme.
  • Ndaloni thirrjet në telefon për të parandaluar telefonatat hyrëse. Merrni në konsideratë përdorimin e një telefoni tjetër apo kompjuteri në vend të celularit tuaj që të parandaloni ndërprerjet e panevojshme.
Tregohuni profesional
  • Kur i adresoheni punëdhënësit tuaj duhet t’i referoheni me Z. ose Znj. pasuar me mbiemrin e tij/saj. Flisni ngadalë dhe shprehuni qartë – gjatë kësaj kohe shmangni ngrënien e çfarëdolloj ushqimi.
  • Mbani një gotë më ujë afër, në rast se ju thahet goja.
  • Merrni kohën që ju duhet – është e pranueshme të merrni një moment për të përmbledhur mendimet tuaja.
  • Jepni përgjigje të shkurtra që zgjasin përreth vetëm një minutë.
  • Vishni rroba profesionale, qëndroni drejt dhe flisni në telefon ndërkohë që rrini përpara pasqyrës, kjo do të bëjë të keni një performancë më të mirë gjatë intervistës.
  • Qeshni njësoj si do ta bënit në një intervistë ballë për ballë – kjo projekton një imazh pozitiv te dëgjuesi.
  • Falenderoni intervistuesin për kohën e tij.
Shkojini deri në fund procesit
  • Mbani shënime për çfarë u pyetët dhe si u përgjigjët – kjo mund t’ju ndihmojë nëse keni fatin të intervistoheni ballë për ballë.
  • Dërgojini një falenderim ose e-mail brenda 24 ose 48 orëve pas intervistimit – pasqyroni bisedimet më kyçe që keni bërë dhe se si aftësitë tuaja përputhen me kërkesat e punës.
Nëse ju nevojiten disa nga pyetjet më të shpeshta që drejtohen gjatë një interviste ju sugjerojme të lexoni artikujt si më poshtë:

Kur intervistuesi ju pyet: Cilat janë pikat e tua më të forta?

Kur intervistuesi ju pyet: Si mund ta kishit përmisuar karrierën tuaj?

Gabimet të zakonshme gjatë një interviste që ju bëjnë të humbisni punë

  Ndërkohë për t’u njohur me mundësitë e punësimit në portalin tonë ju ftojmë të na vizitoni në duapune.com "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com