Punëkërkues

1.2 Interesat

Punëkërkues Publikime dhe njoftime

Interesat tuaja gjenden kryesisht në fushat apo aktivitetet që ju duken interesante dhe që ndonjëherë janë dhe hobet tuaja. Duke kuptuar se cilat janë interesat tuaja, ju do të arrini të përcaktoni objektivat tuaja akademikë ose profesionalë në të ardhmen në mënyrë që të ndiqni një karrierë të bazuar në këto objektiva. Si për shembull, profesionet në fushën e shkencës mund të jenë me interes për ju, nëse ju dëshironi të punoni në një laborator. Shikoni ushtrimin e mëposhtëm, nëpërmjet të cilit mund të identifikoni interesat tuaja në lidhje me fushat e punës apo studimeve.

A. Vlerësimi i interesave të mia Më poshtë është një listë interesash, e cila mund t’ju ndihmojë të identifikoni interesat tuaja të punës. Zgjidhni vlerësimin që i përshtatet më shumë interesave tuaja. 4 – Shumë interes    3 - Interes 2 – Pak interes           1 – Pa interes Komunikimi dhe Marrëdhëniet Ndërpersonale 4     3     2     1     Të krijoni marrëdhënie me njerëzit 4     3     2     1     Të takoni njerëz të rinj 4     3     2     1     Të shkëmbeni ide 4     3     2     1     Të shpreheni duke folur dhe komunikuar 4     3     2     1     Të punoni në Burimet Njerëzore 4     3     2     1     Të merrni pjesë në pritje dhe në mbrëmje të ndryshme 4     3     2     1     Të drejtoni një ekip ose një klub 4     3     2     1     Të jeni të informuar mbi shumë tema 4     3     2     1     Të ndihmoni njerëzit me iniciativën tuaj personale 4     3     2     1     Të ngushëlloni njerëzit në raste të caktuara 4     3     2     1     Të punoni në fushën e politikës 4     3     2     1     Të aplikoni parime historike 4     3     2     1     Të veproni si zëdhënës për prezantimin në publik të një grupi të caktuar 4     3     2     1     Të organizoni fushatë për mbledhje fondesh 4     3     2     1     Të jepni mësim 4     3     2     1     Të punoni në fushën e gjuhësisë 4     3     2     1     Të komunikoni në telefon 4     3     2     1     Të analizoni mendimet dhe ndjenjat e njerëzve 4     3     2     1     Të punoni në fushën e estetikës 4     3     2     1     Të bindni e të keni influencë tek njerëzit 4     3     2     1     Të drejtoni dhe të organizoni 4     3     2     1     Të flisni në publik

Për më tepër ushtrime për vlerësimin e interesave të ndryshme na ndiqni në seksionin më të zgjeruar të këtij udhëzuesi në duapune.com

B. Përmbledhja e interesave të mia 1. Cilat janë interesat tuaja më të larta? 2. Cilat janë interesat tuaja më të ulëta?