Padyshim që e hëna përbën ditën më të vështirë të javës së punës, pas një fundjave të relaksuar apo argëtuese me familjen dhe miqtë. Jo më kot qarkullojnë shpesh "meme" si kjo për ditën e hënë:

Por për t’jua bërë disi më të lehtë nisjen e javës dhe ta merrni me më shumë pozitivitet punën, kemi veçuar disa thënie motivuese :
"Ndërtoni ëndrrat tuaja ose dikush tjetër do t'ju punësojë për të ndërtuar të tyret." - Farrah Gray "Kur ngriheni në mëngjes mendoni se çfarë privilegji është të jesh i gjallë, të mendosh, të shijosh, të duash ... " - Marcus Aurelius "Të hënat janë fillimi i javës së punës që ofrojnë fillesa të reja 52 herë në vit!" - David Dweck "Nuk duhet të jesh i shkëlqyeshëm për të filluar, por duhet të fillosh që të bëhesh i shkëlqyeshëm.” - Zig Ziglar "Kur dikush më thotë “jo” nuk do të thotë që nuk mund ta bëj një gjë, kjo do të thotë që nuk do të mund ta bëj me ta." - Karen E. Quinones Miller Zgjidhni një prej tyre dhe ndajeni me miqtë për t'i dhënë pak motivim.
duapune.com