Postuar më: December 9, 2021
Si t'i jepni vetes më shumë mundësi për t'u punësuar pranë kompanisë që dëshironi?
Ja se si mund ta bëni këtë gjë:
Hapi 1: Planifikoni t'i dërgoni një email punëdhënësve me të cilët dëshironi të punoni sa më shpejt që të jetë e mundur.
Hapi 2: Identifikoni punonjësit kryesorë në kompani, ose punonjësit që kanë fuqi vendimmarrëse në kompani dhe që mund të ndikojnë në vendimet e punësimit. Qëllimi juaj është të merrni një intervistë për të marr informacione nga ata, pasi ata mund t'ju lidhin me menaxherët e punësimit (dhe rekomandimet e tyre nuk do të shpërfillen).
Hapi 3: Përfundoni intervistën tuaj informative. Bëni pyetje në lidhje me përvojën e tyre në kompani dhe se si puna që po synoni përshtatet me ju. Ndërsa biseda përfundon, pyesni nëse do t'ju prezantojnë me një menaxher punësimi.
Hapi 4: Krijoni kontakt me menaxherin e punësimit. Dërgoni një email duke prezantuar veten, duke shprehur interes për kompaninë e tyre, duke shpjeguar vlerën që mund t'i sillni ekipit të tyre dhe në fund duke kërkuar një intervistë pune.
Hapi 5: Bëni follow up… por mos e teproni. Prisni të paktën një javë përpara se ti kontaktoni përsëri dhe kur ta bëni, bëjeni shkurtimisht.
Hapi 6: Prezantojeni veten. Duke supozuar se do të bëni një takim me menaxherin e punësimit, përdorni këtë kohë për të diskutuar aftësitë dhe përvojën tuaj dhe se si mund t'i japi vlerë të shtuar kompanisë punësimi juaj.
Hapi 7: Mos u demoralizoni nga një "jo". Refuzimi është i pashmangshëm, por mos e ngatërroni me dështim. Ndonjëherë, një "jo" në të vërtetë do të thotë "jo tani".