
Cili është talenti juaj? Mund të duket si pyetje e lehtë, por përgjigja e saj është vertetë e vështirë. Prandaj është e rëndësishme të përcaktoni talentet tuaja të fshehura – jo vetëm për të qënë më të vetëdijshëm për to, por edhe për t’iu ndihmuar në zhvillimin e karrierës suaj. Në qoftë se arrini të përcaktoni talentet tuaja, do jeni më të aftë për të promovuar veten, të “shisni” aftësitë tuaja tek punëdhënësit potencialë. Ja disa mënyra për të zbuluar talentin tuaj të fshehur:
1 Përcakto gjërat e thjeshta Një mënyrë efektive për të identifikuar një talent të fshehur është të kuptosh çfarë gjëra konsideroni të thjeshta. Gjërat që ju duken të lehta, mund t’i bëni më mirë, pra do jetë një punë rezultative. Qëllimi, në këtë rast, është të gjykoni mënyrën si e bëni këtë punë: efektivitetin dhe shpejtesinë në bërjen e saj. Në qoftë se ju ndihmon, mund t’i vendosni vetes një kohë limit për të “konkurruar” veten.
2 Zbuloni çfarë ju fal kënaqësi Çfarë dëshironi të bëni gjatë kohës suaj të lirë? Çfarë ju ndihmon për tu relaksuar dhe për të shprehur më mirë vetveten? Në qoftë se ju pëlqen shumë muzika apo piktura, ndoshta këto mund të jenë edhe talentet tuaja.
3 Ndiqni një test personaliteti Ekzistojnë shumë lloje testesh që përcaktojnë tipin e personalitetit të individit si edhe punën që i përshtatet më tepër bazuar në personalitet. Jepini një test dhe kuptoni më tepër rreth potencialit tuaj dhe mundësive të karrierës.
4 Dëgjoni të tjerët Ndoshta ju e keni të vështirë të kuptoni cilat janë aftësitë tuaja më të mira, por të jeni të sigurt që të tjerët arrijnë ta dallojnë këtë gjë te ju. Prindërit ose miqtë janë njerëzit më të mirë për tu pyetur lidhur me talentin tuaj të mundshëm. Ndjekja e këtyre këshillave do ju ndihmojë të identifikoni atë që mund të bëni më mirë dhe t’ju drejtojë në rrugën e duhur të karrierës suaj. Në qoftë se aftesitë tuaja mund t’iu ndihmojnë të bëheni të suksesshëm, kultivojini ato dhe shikoni ku do t’ju çojnë.