Punëkërkues

Çfarë të veshësh gjatë një interviste?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Ju keni një intervistë për punë nesër. Ju keni mësuar çdo gjë për kompaninë dhe jeni të pregatitur për çdo pyetje që ata mund të bëjnë, dhe madje keni arritur disa minuta më parë. Ju nuk mund të ishit më të pregatitur se kaq. Por kur ndaloni në dhomën e pritjes dhe për pak shiheni në pasqyrë, ju filloni të mendoni “ Jam veshur ashtu siç duhet për këtë intervistë?” Në një intervistë ju jeni duke i bërë marketing vetes tuaj si një produkt dhe kështu duhet të keni imazhin më të mirë të mundshëm. Të prezantosh një imazh profesional është më shumë si të bësh detyrat e shtëpisë se sa të harxhosh para. Kështu kur të pregatiteni për intervistë, mabjini këto këshilla për veshjet në mendje. Eshtë OK të pyesësh çfarë të veshësh Në shumë industri tradicionale si finance ose kontabilitet veshjet profesionale të biznesit janë: këmishë me kollare nëse jeni mashkull, apo një kostum nëse jeni femër. Në industri të tjera si  reklama, mardhënie me publikun, grafik dizanj, teknologji veshja mund të jetë më e lehtë. Dyqanet shik Nuk është e nevojshme të blini disa kostume për intervista të ndryshme në të njëjtën kompani. Në disa raste ju mund të vishni të njëjtin kostum të kombinuar me gjëra të ndryshme çdo herë që vishni kostumin. Ju mund të ndryshoni këmishën, kollaren, bizhuterit, shallin. Nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë Në qoftë se gjeni diçka trendi, jo nga ndonjë firmë shumë e njohur ju mund ta vishni. Nuk është e nevojshme të blini gjërat më të shtrenjta të mundshme. Mos i neglizhoni aksesorët Nëse keni këpuc lëkure sigurohuni që janë të lyera. Nëse keni këpucë kamoshi sigurohuni që janë të krehura me furçë dhe nëse ju i keni këpucët prej 5 vjetësh rregullojini themrat te këpucari. Të gjitha këto përpjekje do ju fusin në një imazh profesional gjatë intervistës, dhe kjo është thelbësore. Imazhi juaj ka rëndësi sepse tregon vëmendjen tuaj për detajet dhe i jep rekrutuesve një ide se si ju do ta prezantoni kompaninë e tyre te klientët e brendshëm dhe të jashtëm. Imazhi vizual që ju dërgoni bën një diferencë të madhe se si ju jeni preceptuar dhe nëse do ta fitoni punën apo jo.