Punëkërkues

Çfarë të bëni kur intervistuesi ju kërkon fjalëkalimin e facebook-ut

Punëkërkues Punëdhënës
Jeni duke u përgatitur për intervistën e radhës për punë? Epo këtu kemi një pyetje interesante për të cilën ju duhet të përgatiteni: “ Cili është fjalëkalimi i facebook-ut tuaj?” Nuk ka rëndësi sa të përgatitur jeni, kjo pyetje është si t`ju hedhin jashtë kursit dhe të belbëzoni pak. Ka një numër shokues kompanish të mirënjohura në botë që në mënyrë aktive janë duke përfshirë stategji sociale të mediave për të diferencuar punonjësit e mundshëm. Këshillat e mëposhtme kanë të bëjnë me mënyrën sesi ju duhet të veproni nëse intervistuesi ju kerkon fjalëkalimin e facebook-ut Përgjigjuni në mënyrë diplomatike Kur intervistuesi ju kërkon fjalëkalimin, kujtoni që duhet të qëndroni profesional dhe të qetë. Të silleni në mënyrë agresive dhe të veproni në mënyrë mbrojtëse do të bëjë që ju të dukeni dyshues tek kompania. Këtu janë disa shembuj të përgjigjeve të mundshme: 1. “Më vjen keq por nuk mund të respektoj kërkesën tuaj duke qënë se ajo dhunon marrëveshjen time të përdoruesit me facebook-un.” 2. “Nga një pikpamje krahasuese nga aktivitetet profesionale sociale, ju mund të shikoni llogarinë time në LinkedIn si një sigurues informacioni në lidhje me eksperiencën time po ashtu si një kontakt profesional.” 3. “ Tregimi i fjalëkalimit të facebook-ut është një hap i nevojshëm në procedurat e punësimit në kompani?” Rimendojeni strategjinë tuaj Shumë punënkërkues ndihen nën presion për të plotësuar çdo kërkesë të rekrutuesit dhe të përmbushin cdo detyrim të bërë gjatë intervistës, sidoqoftë është e rëndësishme për të përcaktuar paraprakisht qëndrimin tuaj personal në mediat sociale. Nëse nuk ndiheni mirë duke qënë të monitoruar gjatë gjithë kohës atëherë ju duhet ti qëndroni përgjigjes tuaj jo të lëkundeni si pasojë e presionit. Krijoni një plan rezervë Në ato raste ku ju nuk jeni të aftë të plotësoni kërkesën dhe ndiheni të turpëruar për të refuzuar, ju duhet të keni një plan rezervë. Kjo do të thotë që ju duhet të keni një llogari në facebook për qëllime profesionale. Nëse ju e bëni këtë, sigurohuni që ju e keni bërë llogarinë personale të pakërkueshme ndërsa rekrutesit mund ta kenë parë tashmë llogarinë tuaj personale.