
Ju e dëgjoni këtë gjithmonë nga ekspertët e karrierës: “Bëni kërkim rreth kompanisë përpara se të shkoni në intervistë.” Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë. Ju mund të përdorni internetin për të marrë informacion dhe për përmirësuar përgjigjet tuaja gjatë intervistës.
Misioni i kompanisë Faqet e internetit janë vendi më i mirë për ti parë kompanitë ashtu siç ato duan të shikohen. Kërkoni për misionin, vlerat, qëllimet e kompanisë. Ndërkohë mendoni se si eksperincat dhe kualifikimet tuaja ju kanë përgatitur për të mbështetur qëllimet e kompanisë.
Arritjet e fundit të kompanisë Kërkoni në faqen e internetit për arritjet e fundit të kompanisë dhe mendoni për të ardhmen e saj. Gjithashtu mendoni për veten se si do të përshtateni dhe përgatisni disa pyetje në lidhje me këtë. Biseda juaj e informuar mund të jetë një faktor kritik në suksesin e intervistës.
Intervistesit tuaj Mundohni të kërkoni emrat e intervistuesve. Ju mund të përdorni faqen e kompanisë apo dhe LinkedIn. Mund të gjeni diçka të përbashkët me ta çka mund ta bëjë bisedën me interesante. Apo mund të mësoni për arritjet e tyre të fundit dhe ti komplimentoni për to.
Çfarë të veshim Faqja e kompanisë mund t`ju ndihmojë ju për të vendosur se çfarë të vishni. Shikoni nëse ka foto të grupit ekzekutiv. Nëse ata janë veshur shumë shik ndoshta dhe ju ashtu duhet te visheni. Nëse CEO është me bluzë pambuku atëher kompania e pranon të zakonshmen.
Industria Shikoni se çfarë publikojnë apo thonë bloget e ndryshme për punëdhënësin dhe industrinë si një e tërë. Në varësi të fushës tuaj ju duhet të përgatiteni për të diskutuar prespektivat financiare .
Njerëzit brenda kompanisë Njerëzit që punojnë në kompani janë një tjetër burim i mirë për informacion. Ata mund t`ju japin të dhëna për inisiativat e kompanisë, kulturën e korporatës dhe madje të dinamikave të personaliteteve. Kërkoni në LinkedIn nëse keni ndonjë njohje me ta, por mos u ndaloni aty. Kërkoni për organizatat profesionale ku ata bëjnë pjesë. Pyesni miqtë dhe të afërmit nëse njohin dikë që mund të ketë infomacion për punëdhënësin tuaj të ardhshëm.
Kërkoni vetë Tani që dini gjithçka për kompaninë dhe njerëzit që do ju intervistojnë bëni kërkime të tjera në Google. Sigurohuni që materialet për të cilat po lexoni të jenë të vlefshme për ju dhe më pas diskutoni me intervistuesit tuaj në lidhje me çështjet që keni lexuar.