Punëkërkues

Bëhuni më të dukshëm në punë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

Jeni ju dhe kontributet tuaja të dukshme në punë? Apo, jeni mësuar të kaloni pa “lënë gjurmë në radar” duke u munduar të mos bini shumë në sy? Mendoni se duke mos u vënë re do e keni punën më të sigurtë? Jo, ky mendim është i gabuar. Strategjia më e mirë në ditët tona është të qartësoheni dhe kuptoni sesi ta rrisni vizibilitetin tuaj në punë – në mënyra positive sigurisht. Kompanitë nuk i largojnë apo nënvlerësojnë punonjësit që punojnë dhe kanë dëshirë që puna të ecë mbarë. Por, stafi drejtues i kompanive duhet të dijë kush jeni ju dhe çfarë bëni ju. Pikat e mëposhtme do ju ndihmojnë të beheni më vizibël në punë dhe puna juaj të vlerësohet dhe ndihet. •    Kërkoni detyra dhe punë shtesë sfiduese. •    Gjeni dhe ndani mënyra për ta bërë punën rutinë sa më interesante. •    Vazhdimisht përmirësoni punën tuaj dhe ndajeni me menaxherët tuaj. •    Ofrohuni të ndihmoni kolegët që janë të super ngarkuar apo që nuk arrijnë ta mbarojnë punën në kohë. •    Gëzojini dhe festojini sukseset tuaja me kolegët tuaj dhe ftoni dhe shefin tuaj. •   Mbajeni menaxherin tuaj të informuar mbi progresin e punëve dhe kërkoni ndihmën e tij nëse ju nevojitet. Është shumë më mirë sesa të dështoni në një detyrë apo të mos arrini një afat të caktuar kohor në përmbushjen e detyrës.