Punëkërkues

6 Mësime jete që ju mund të mësoni nga James Bond

Punëkërkues Këshillimi i karrierës Statistika Lojëra argëtuese dhe humor
Për dekada, James Bond ka qënë mishërimi i suksesit, maskilinitetit dhe besimit. Duke udhëtuar rreth botës në shërbimin e fshehtë të madhërisë së tij. Bond ka mbetur burri i cili përcakton besnikërinë dhe arritjen për më shumë se 50 vite. Udhëtimi i tij ishte ai që frymëzoi njerëz të rinj dhe të moshuar të të gjithë tipeve; karakteri i Bond është sinonim me fuqinë dhe suksesin dhe si pasojë e vendosi atë në krye të listës për frymëzim dhe admirim. 007 është më shumë sesa një burrë që ka një licencë për të vrarë- ai është një hero dhe një frymëzim për shumë. Por çfarë duhet për t’u bërë një burrë si Bondi? Ja këtu kemi një përshkrim të shkurtër: 1. Ai e di se çfarë do Nuk është thjesht James Bond i butë dhe i sjellshëm por ai e di cfarë do dhe bën cdo gjë që mundet për ta arritur atë. Qëndrimi i tij i sigurtë e ndihmon atë të arrijë cfarëdo që ai vendosë në mendje- që nga zgjedhja e pijes deri tek paisjet e tij të larta teknologjike, Bondi është një burrë që i ka të gjitha për shkak të besimit në aftësitë e tij. 2. Ai ndërmerr iniciativë A keni parë ndonjëherë Bond e dytë-duke hamendësuar në lidhje me vendimet ose duke u penduar në lidhje me lëvizjet e tij? JO- asnjë ndryshim. Bondi e di çfarë të bëjë dhe kur ta bëjë dhe çfarë e bën atë një ikonë. Plan i tij A punon në 99% të rasteve, dhe kur nuk funksionon – ai ka një plan B gati për ta realizuar. 3. Ai GJITHMONË mbetet i qetë Asgjë nuk e shqetëson këtë njeri-fjalë për fjalë. Edhe nëse ai ballafaqohet me një tradhëti të një femre ose përballet me një mashtrues, ai ruan qetësinë dhe vepron si gjithmonë qetësisht dhe sjellshëm! Pra në vend të panikut dhe stresit në një situatë të keqe ruani qetësinë për t`ju ndihmuar që ju të merrni vendimin e drejtë. 4. Ai dëshiron të ndërmarrë rrezik Asnjë person i zakonshëm nuk do të hidhej nga një shkëmb me mundësi të pakta për t’u hedhur brenda një aeroplani që është duke u zhytur me hundë në një aksident- Bondi ia arrin. Në GoldenEye dëshmitari i Bond ndërmerr rrezikun më të madh të guximit vetëm për të përfunduar në një vend të sigurtë. Morali i historisë? Ndërmerrni risk dhe kini besim se do tia dilni! 5. Ai është koherent me tekonologjinë. Ndërsa Bond është i duartrokitur për personalitetin riskoz dhe guximtar, është po aq i njohur tek fansat e tij për pasjonin ndaj paisjeve luksoze. Kjo është ajo çfarë e bën Bond një agjent të jashtëzakonshëm- ai është i kohës dhe nuk izolohet nga teknologjia; në fakt ai gjithmonë përfiton maksimumin nga ajo. 6. Ai gjithmonë vishet për të impresionuar E fundit por jo më pak e rëndësishme, James Bond është shumë i njohur për përshtatjet e tij pa të meta dhe kostumet e tij shik. Harroni Indiana Jones dhe xhinset e tij dhe jelek-xhaketë kombon, Bondi është i qëndrueshëm në kostumet e tij perfekte. Nga rrobat me vija tek e zeza klasike, ai i përshtat të gjitha veshjet dhe ai gjithmonë përgatitet për t’u dukur me më të mirën e tij, qoftë duke qënë në kazino ose në një ishull të izoluar.