1.Këshillues Personal Financiar Jeni i dhënë pas matematikës, dhe ju duken tërheqëse inputet dhe outputet e investimeve personale? Nëse ndonjëra nga këto është e vërtetë, ju duhet të mbani në konsideratë të bërit një këshillues personal financiar. Këta profesionistë financiarë punojnë me klientët për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë paranë e tyre, duke i këshilluar në gjithçka, nga sigurimet deri te investimet afatgjata.
2.Inxhinierë Softueresh Nuk është e vështirë të kuptosh pse kjo fushë do të vazhdojë të jetë më e madhja në 2018. Startups dhe kompanitë e mëdha janë duke kërkuar për zhvillues dhe inxhinierë softueresh kreativ, inovativ për të dizenjuar dhe zhvilluar programet kompjuterike.
3.Inxhinier mjedisi Cdo gjë e targetuar si “green” është një industri e rëndësishme këto ditë, kështu, nëse jeni i interesuar në analizën shkencore dhe mjedisore, të bëhesh një inxhinier mjedisi mund të jetë një mundësi e shkëlqyer.
4.Analist Kërkimi Tregu Të dhënat mbajnë gjithçka ne bëjmë – dhe ato ndikojnë në mënyrën si kompanitë krijojnë dhe shesin produktet. Analistët e këkimit marrin rekordet e të dhënave dhe i analizojnë për të kuptuar klientët, parashikuar trendet, vendosin cili duhet të jetë çmimi dhe të sigurojnë feedback të vlefshëm nga tregu.
5.Bioteknolog Bioteknologjia është një pikë takimi e dy industrive të rëndësishme këto ditë: shëndetësisë dhe STIM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Këta inxhinierë zhvillojnë pajisjet, softuerët dhe sistemet kompjuterike që përdoren në pajisjet mjekësore.
6.Infermieret Në fushën e shëndetësisë që vijon të rritet pa fund, infermieria është një mundësi të mirë karriere për dikë të interesuar në rolin e përkujdesit të pacientëve.
7.Farmacist Të bëhesh një farmacist është një tjetër mënyrë për të hyrë në industrinë e shëndetësisë, nëse përkujdesi i pacientëve nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni. Këta farmacistë punojnë në farmaci (dyqane, spitale, klinika ose vende të tjera të përkujdesit shëndetësor) për të zbatuar recetat mjekësore ndaj pacientëve apo profesionistë të shëndetit.
8.Asistent terapist profesional Karriera në fushën shëndetësore është një temë e nxehtë, nuk ka dyshime për këtë – është një fushë që do vazhdojë të ketë kërkesa në rritje, sidomos në përsa i përket moshave të fëmijëve që kërkohet një përkujdesje e drejtpërdrejtë.
9.Trajner fitnesi Trendi i stërvitjes nuk do të largohet për një kohë të gjatë, pasi shëndeti dhe mirëqënia vazhdojnë të jenë një tema aktuale për njerëzit në të gjitha grupmoshat.
10.Estetistët “Përkujdesi ndaj vetes” është bërë jo vetëm slogan i viteve të fundit, por edhe një mënyrë jetese. Më shumë se kurrë, njerëzit janë duke u kthyer te “spa” dhe trajtimet mjekësore për t’u kujdesur për lëkurën e tyre ose për të luftuar betejën e përjetshme kundër plakjes. Të njohur gjithashtu si “Specialist te kujdesit personal”, estetistët e kujdesit të lëkurës qëndrojnë të parët në radhë në betejën kundër plakjes. thejobnetwork.com, Janar 2018