Postuar më: September 30, 2011
Nuk keni pse shqetësoheni nëse ju hapet një pozicion i ri pune. Thjesht ndiqni hapat e listuara më poshtë për të patur një punësim të suksesshëm.
Përgatitjet për Rekrutim
Rekrutimet nisin athere kur supervizorët identifikojnë një nevojë për një post të ri pune në kompani, si përshembull staf të kualifikuar për realizimin e një projekti. Cdo kompani ndjek një procedure për aprovimin e një kërkese të tillë për rekrutim. Menaxheri i BNJ duhet të konsultohet me menaxherin e departamentit përkatës për të përmirësuar kërkesat ndaj stafit, për të shtuar kualifikimet. Mbasi janë bërë këto rregullime rekrutuesi duhet të marrë përgjegjësinë për pozicionin e ri të punës.
Plani ndihmues
Një plan ndihmues i përgjigjet pyetjes, “ Si mund të gjejmë kandidatë të përshtatshëm?”. Ka shumë mënyra për të gjetur kandidatë potencial të cilët duhen përdorur në lidhje me efektivitetin e kostos. Disa nga këto burime përfshijnë:
• Promovimi Brenda kompanisë: Cili person brenda organizatës mund ti përshtatet pozicionit të ri të punës. • Referencat e punonjësve: Pyesni punonjësit nëse mund të njohin persona të interesuar për aplikim. • Networking ,Agjensite e punësimit: Kontaktoni agjencitë e punësimit apo klientët të cilët mund të njohin një kandidat potencial. • Konferencat dhe seminaret: Kërkoni për kandidatë në zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme. • Ish-punonjës: Ish-punonjësit mund të jenë të interesuar për tu kthyer ose mund të njohin kandidatë të tjerë. • Ngjarje të vecanta rekrutimi: Kontrolloni për organizime së afërmi të panaireve të punës. • Burime interneti: Linkedin, Facebook, MySpace, dhe site punësimi online (duapune.com) listojnë një numër të madh kandidatësh. • Reklamimi: Gazetat, industria e publikimit mund të shërbejnë në proces.
Të negociosh me aplikantët
Pasi kanë mbërritur të gjitha CV dhe aplikimet është e rëndësishmë që të vëzhgoni me kujdes secilën prej tyre, dhe të lini paragjykimet .Është e rëndësishme që të gjithë kandidatëve tu jepen mundësi të barabarta.
Hapi i radhës është njohja e kandidatëve. Zakonisht kontakti bëhet nëprmjet telefonatave me qëllim që të krijohet një ide për personalitetin e kandidatit dhe shkallën e interesit të tij dhe gjithashtu për të verifikuar kualifikimet e përshkruara në CV.
Më tej mbas vlerësimit të rezultateve bëhet organizimi i intervistave dhe lajmërimi i kandidatëve për intervistë duhet bërë menjëherë pas kontaktimit, në mënyrë që kandidatët të mos lihen në pritje për javë të tëra.
Dosjet e intervistave i duhen shpërndarë të gjithë menaxherëve të departamenteve përkatëse,të cilët do të intervistojnë kandidatë. Këto dosje duhet të përmbajnë CV e kandidatëve, rezultatet, dhe disa pyetje që i duhen bërë kandidatit gjatë intervistës. Menaxherët duhet të jenë të mirëpërgatitur për këtë rast. Vlerësimet e secilit kandidat duhen bërë menjëherë mbas intervistës dhe të dorëzohen tek departamenti i BNJ. Vlerësimet janë të rëndësishme në zgjedhjen e kandidatëve, gjithashtu dhe referencat, por kontrolli i referencave duhet bërë për kandidatët më të mire, kandidatët e shortlistit. Mbajini kandidatët të informuar hap mbas hapi për të kuptuar interesin e tyre.
Mbyllni marrëveshjen
Kur menaxherët e identifikojnë kandidatin e preferuar ata duhet të përgatisin një ofertë. Ndërkohë rekrutuesi duhet ta ketë krijuar një ide lidhur me pritshmëritë e kandidatit në mënyrë që të mos ketë surpriza. Konsultimi me kandidatin është i nevojshëm për të caktuar datën e fillimit dhe përfitimet. Ndërprerja e aktivitetit të rekrutimit
Të gjithë kandidatët e refuzuar duhen lajmëruar, e tu dërgohet një raport me rezultatet e performancës së tyre hap pas hapi.Gjithashtu mund edhe ti pyesni se si janë trajtuar gjatë rekrutimit, dhe cfarë mendojnë se ka nevojë për përmirësim. Një pyetsor i tillë lidhur me nivelin dhe cilësinë e rekrutimit i duhet dhënë edhe menaxherëve.
Procesi i ri i punësimit
Rekrutuesi duhet të ruaj kontaktet me të punësuarin e ri në ditët e tij të para të punës. Punonjesit të ri i duhet dorëzuar një paketë me informacion lidhur me ditën e tij të punës orarin , rrogën si dhe rregulloren e kompanisë. Menaxherët duhet ti urojnë mirëseardhjen punonjësit të ri dhe ta prezantojnë me punonjësit e tjerë në mënyrë që ai të familjarizohet me ambjentet e punës. Dhe së fundi duhet bërë një plan zhvillimi për punonjësin e ri, se çfarë mbështetje i duhet apo çfarë lloj trajnimi duhet të kryej. Ky plan duhet ti dorëzohet zyrës se Burimeve Njerëzore si edhe menaxherit të departamentit përkatës.
Të mësojmë nga eksperienca e rekrutimit
Pyetsorët e e kandidatëve si edhe ato të menaxherëvë lidhur me përmirësimin e metodes së rekrutimit duhet të rishikohen në mënyrë që të identifikoet se çfarë ka nevojë për përmirësim. Këto rezultate mund të përdoren si udhëzues për procese rekrutimi te mëvonëshme. Rekrutimi është një proces sistematik i cili nis që në momentin kur identifikohet një vend i lirë pune dhe përfundon vetëm atëhere kur punësohet një punonjës i ri. Të ndjekësh një plan rekrutimi të kujdesshëm është sigurimi më i mirë për një punësim të suksesshëm.