Postuar më: December 10, 2010
Të gjithë njerëzit shpesh punojnë me të vërtetë shumë fort për një projekt pa e kuptuar plotësisht se si përpjekjet e tyre kontribuojnë në objektivat e përgjithshme të kompanisë. Në një të ardhme të shpejtë ekipi juaj mund të rrezikohet nga mënyra se si drejtohet. Për këtë ju nevojitet të ndërmerni hapat e mëposhtme:
1. Mos supozoni se të gjithë e dinë strategjinë. Mos bëni gabim të ruani për vete gjithë informacionin dhe udhëzimet, duhet t’i shpërndani ato në ekip dhe të siguroheni që antarët e ekipit i kanë kuptuar mirë. 2. Prezantoni qartë udhëzimet. Skiconi në një tabelë pikat ku ndodhet kompania juaj dhe ku synoni të arrini. Kryeni këtë skicim në prani të të gjithë ekipit me qëllim që të gjithë të marrin informacionin e plotë dhe të kuptojnë rrugën për ku jeni drejtuar. 3. Lidhni nyjet. Krijoni me ekipin tuaj dy lista: një listë me projektet kryesore dhe listën tjetër me objektivat e kompanisë. Lidhni projektet me objektivat dhe krijoni proritetet midis tyre.