Punëdhënës

Si të promovojmë menaxherë të rinj

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

bipNuk është e pazakontë që në kompanitë e sotme të kemi menaxherë të të gjitha moshave dhe niveleve të përvojave në punë. Shumë drejtues me përvojë shpesh kanë njohuri dhe këshilla shumë të vlefshme, por ndodh që të kenë frikë se mos ndoshta me këshillat e tyre ia ndërpresin entuziazmin për të vepruar menaxherëve të rinj. Ndiqni këto dy udhëzime nëse dëshironi të ndihmoni një nga menaxherët e rinj:

1. Kuptoni motivet tuaja. Dëshironi me të vërtetë të ndihmoni menaxherin e ri të bëhet më i miri? Apo po përpiqeni të zbuloni ndonjë gabim të tijin? Nëse keni qëllime të mira atëherë tregohuni i kujdesshëm kur të shpreheni ndaj tij.

2. Referojuni përvojës suaj. Para se të rendisni mënyrat se si ai duhet të ndryshojë, tregojini menaxherit se çfarë keni mësuar gjatë rrugës tuaj të karrierës. Provoni t’i thoni diçka të tillë si, "Kur kam filluar të menaxhoj një ekip, kam qenë shumë i tronditur". Pastaj shpjegoni se çfarë keni mësuar. Kjo e bën mesazhin tuaj më personal dhe më të lehtë për tu kuptuar nga dëgjuesi.