Punëdhënës

Si të krijojmë ekipe virtuale të punës

Punëdhënës Menaxhim

virtualteamEkipet e punës janë krijuar dhe përhapur gjithnjë e më shumë nëpër zyra dhe zona gjeografikikisht të ndryshme. Krijimi i një ekipi të lidhur në rastet kur puna është bërë praktikisht virtuale, mund të jetë një sfidë e madhe. Më poshtë janë tri mënyra që ju mund të ndihmoni punonjësit virtualë të ndjehen më të lidhur me njëri-tjetrin:

1. Takim ballë-për-ballë të paktën një herë. Krijoni mundësinë që anëtarët e ekipit të takohen me njëri-tjetërin para se të fillojnë projektin, pasi kjo gjë do t’i lidhë ata dhe do t’i bëjë të ndjehen të afërt edhe pse gjeografikisht mund të jenë larg njëri-tjetërit.

2. Komunikimi i shpeshtë. Kontakti dhe komunikimi i shpeshtë është çelësi që krijon lidhjen mes anëtarëve të ekipit.

3. Përdorimi i llojeve të ndryshme të teknologjisë së komunikimit. Ekzistojnë teknologji të shumta që krijojnë mundësinë e kontaktit dhe komunikimit të ekipit tuaj virtual. Përdorni një shumëllojshmëri të tyre si: mesazhe të menjëhershme, video-konferencë apo telefonatë,  në mënyrë që ata të mund të bashkëveprojnë në një stil sa më të rehatshëm me ju.