Punëdhënës

Si të kemi rezultate

Punëdhënës Menaxhim

33Ka kaluar më tepër se mesi i janarit. A keni përgatitur ndonjë plan përparimi në drejtim të rezultateve që dëshironi të arrini për këtë vit? Nëse jeni si shumica e njerëzve, përgjigja është, ndoshta “jo”. Që të arrini më lehtë të planifikoni objektivat tuaja do të ishte më mirë të bëni këto gjëra:

1. Shkruani objektivat tuaja. Është më e lehtë për të arritur qëllimet tuaja kur i keni përcaktuar ato dhe i keni shënuar në letër. Të paturit e tyre gjithmonë para syve ju bën që të mos harroni asnjë moment objektivat që duhet të përmbushni për këtë vit.

2. Ftoni të tjerët t’ju ndihmojnë. Përpiquni të ndani me miqtë apo me kolegët e besuar sfidat e mundshme që mund t’ju dalin përgjatë kohës kur jeni duke punuar për të arritur objektivat tuaja. Pasi njerëzit që do t’ju rrethojnë mund të jenë motivues dhe nxitës të mirë për të ecur para.