Punëdhënës

Rregullat si të organizojmë takime pune online

Punëdhënës Menaxhim

online Interview  Kur keni një ekip pune të shpërnadarë në pjesë të ndryshme të botës, ku dhe koha është e ndryshme komunikimi me ta bëhet i vështirë. Ekipet globale përpiqen të organizojnë dhe përfitojnë takime efektive edhe pse në distancë. Largësia nuk është një justifikim për rregullsinë e mbarëvajtjes së takimeve jo rezultative, sepse egzistojnë mënyra efektive të cilat shmangin parregullsitë për organizimin e këtyrë takimeve. Më poshtë janë dy politika që mund të bëjnë më të lehtë takimin e ekipit tuaj të shpërndarë:

1. Shpërndani kohën e takimit. Nuk është e drejtë për të detyruar disa njerëz të marrin gjithmonë telefonatë për takim dhe komunikim online në 03:00 të mëngjesit sipas orës lokale ku ndodhet, vetëm se ky është orar i përshtatshëm për pjesën tjetër të kolegëve që janë në pjesë të tjera të botës. Koordinoni kohën e takimit tuaj në mënyrë që të gjithë të mund të kenë mundësinë të marrin peshën shqetësuese në një kohë të përshtatshme. 2. Të gjithë së bashku ose të gjithë të veçuar. Dinamika e një takimi mund të bjerë poshtë nëse disa njerëz mund të kontaktojnë dhe të flasin me njëri-tjetrin në mënyrë personale dhe jo në komunikim në grup njëkohësisht. Në qoftë se një person është i ndarë nga pjesa tjetër, të gjithë të tjerët do të pyesin për të dhe do ta presin të vijë në takim.