Punëdhënës

Punonjësit preferojnë të gjejnë shpërblim poshtë pemës së Vitit të Ri

Punëdhënës Menaxhim

festaHarrojeni festën  e organizuar nga kompania sipas perfundimeve nga një sondazh i kohëve te fundit  nga revista SHRM të anketuarit deklarojnë se do të preferonin më tepër një shpërblim në vend të festës se fundvitit që kompania organizon  sidomos në një moment krize si ky që po kalojmë.

Më shumë se ¾ e te anketuarve u përgjigjën se  do të preferonin shpërblimin pjesa tjetër e të anketuarve kanë listuar dëshira të tilla si: rritje rroge, pagesë edhe për punën jashtë orarit zyrtar, kartë shëndeti,etj.

Kur është fjala se çfarë dëshirojnë punonjësit gjithmonë  bëhet fjalë për  para apo kontribute të tjera financiare për të siguruar ato të mira që i’u nevojiten gjatë festave.

Alternativa të tjera dëshirash të cilat u vunë në dukje nga ky studim janë:

Mundësia për të punuar nga shtëpia për një vit (14% e të anketuarve) Shpërndarja e aksioneve të kompanisë. (10%) Subvencione (Ndihmë) shëndetësore. (11%) Antarsim në palestër. (8%) Dhe fundin e kësaj liste e ze festa open bar e kompanise me (4%)

Lista të ndryshme dëshirash

Dëshirat ndryshojnë edhe midis gjinive.  Burrat  kanë dëshirën për të përfituar nga aksionet e kompanisë ndërsa gratë jo. Gratë janë më të prirura drejt dëshirave të tilla si të punojnë nga shtëpia për një vit  ndryshe nga burrat.  Dhe po gratë janë ato të cilat do të preferonin karta pazari dhuratë për ushqime.  Këto dhe kërkesa te tjera  qoftë edhe me një vlerë minimale mund të kompensojë dhe të kenaqë disi punonjësin për orët shtesë. Sikurse do të funksiononte për ti ngritur moralin më shumë se sa festa e pushimeve.  Sipas Ruef një specialist i Burimeve Njerëzore  “Tani është koha që ti dëgjojmë  nevojat e punonjësve dhe ti përgjigjemi atyre”.