Psikologjia e punës

Zgjidhni kafene e preferuar dhe zbuloni çfare thote per personalitetin tuaj (pjesa e dytë)

Psikologjia e punës

 Lloji i kafesë që porositni mund të zbulojë më shumë për personalitetin tuaj sesa mendoni.

Psikologu klinik Dr. Ramani Durvasula kohët e fundit kreu një studim vëzhgues me 1.000 konsumues të llojeve të ndryshme kafesh. Sondazhi vlerësoi shumë lloje të përbashkëta të personalitetit dhe tipare psikologjike duke përfshirë introvert dhe ekstravert; durimin; perfeksionizmin; ngrohtësinë; vigjilencën; ndjeshmërinë; dhe guximin në shoqëri.

Çfarë zbuloi sondazhi për personalitetet e ndryshme të atyre që pinë kafe?

Në sondazhin, i cili përshkruhet në librin e Dr. Durvasula të titulluar “Ju jeni cfare hani” qëllimi i të cilit është të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj ushqimit. Sondazhi përveç pyetjeve për llojet e ushqimeve që konsumoni kishte dhe pyetje nëse pinë kafe dhe çfarë zakonisht porosisnin. Rezultatet nuk ishin aq befasuese.

Njerëzit që pëlqenin kafen dekafeinato, kafe me qumësht soje ose shumë të shkumëzuar priren të jenë më obsesivë, kontrollues dhe të orientuar drejt detajeve. Ata që pinë latte ishin njerëzit që i pëlqejnë të gjithë. Ata individë që porosisin kafen të ëmbël (me shije si karamel etj) ishin ende fëmijë në shpirt të cilët donin te ruanin ende shijen e fëmijërisë. Ata që pëlqenin kafen e momentit ishin tradicionalë, të tërhequr dhe kishin tendenca të zvarrisin atë që kanë për të bërë.