Psikologjia e punës

Udhezime per pastrimin e vendit te punës

Psikologjia e punës

Si çdo punonjës që punon në një zyrë ju kaloni një kohë të konsiderueshme duke prekur kompjuterin tuaj - veçanërisht tastierën. Është e lehtë që mikrobet dhe papastërtitë të grumbullohen në kompjuter, tavolinë etj, kështu që ju duhet të pastroni vendin tuaj të punës në përditshmëri. Sidoqoftë, është e rëndësishme ta bëni atë në mënyrën e duhur dhe të përdorni solucionet dhe letrat e duhura të pastrimit ose rrezikoni të dëmtoni pajisjet. Ja se si të pastroni siç duhet .

Një zyrë e pastër promovon një mjedis të shëndetshëm. Ju keni një rol në këtë mjedis duke e mbajtur vendin tuaj të punës të pastër.

Veçanërisht këtë periudhë për shkak të Corona virus por jo vetëm dhe gripeve sezonale , është një ide e mirë të pastroni rregullisht vendin tuaj të punës.

Ndiqni këto tre hapa të thjeshtë dy herë në ditë:

1. Përdorni një letër dezinfektuese për të fshirë sipërfaqet e forta. Nqs nuk ju gjendet një e tillë mjafton një facoletë me alkool 70  ? ose 90  ?.

Kjo përfshin:

  • tastierën
  • mausin
  • telefonin
  • desktopin
  •  mbështetëset e krahëve në karrigen tuaj
  • dorezat e sirtarëve

2. Hidheni leckën menjëherë pas përdorimit.

3. Lani duart me sapun dhe ujë ose një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.