Postuar më: January 18, 2022
Miqësia është një nga ato ndjenja që mund ta konsiderojmë thelbësore në jetën tonë. Është burim lumturie, të shtyn të japësh më të mirën e vetes. Të rrethuar nga miqësia ne mundemi të shprehim emocionet tona, vizionin tonë për jetën dhe shqetësimet tona. Pra, a është e rëndësishme të kesh miq edhe në vendin e punës? Apo do të ishte më mirë të fokusoheshim vetëm në aspektin profesional?
Përgjithësisht mendohet se do të ishte më mirë të mos përziheshin këto dy aspekte. Është më mirë që miqësia dhe puna të mbahen të ndara.
Por, psikologu i punës Sylvie Sanchez-Forsans thotë se për disa individë është e rëndësishme të krijohen kushte të tilla që miqësitë të munden të zhvillohen edhe në zyrë. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre me përkushtim dhe dëshirë.
Presioni, stresi, suksesi, problemet, gjithçka ndahen mes kolegëve në ditët e sotme. Prandaj, nëse në një mjedis pune lindin miqësi të sinqerta ose zhvillohen marrëdhënie më të thella, kjo mund të konsiderohet thelbësore në mënyrë që të ketë gjithnjë entuziazëm.
Për këtë arsye, studiuesi thotë se miqësia mes kolegëve është një mundësi që duhet të shikohet pozitivisht. Një miqësi e sinqertë në vendin e punës ju lejon të ndani momente negative, ju lejon të keni një person me të cilin mund të bisedoni lirshëm. Një mik nuk është vetëm personi me të cilin kaloni disa orë në javë, por gjithashtu ai ose ajo me të cilin marrëdhëniet vazhdojnë edhe jashtë asaj zone dhe që njiheni gjithnjë e më shumë, duke vlerësuar disponueshmërinë dhe duke dhënë një pjesë të rëndësishme të vetvetes.
Burimi: giornodopogiorno.org/2019/12/24/amici-sinceri-tra-i-colleghi-di-lavoro/