Psikologjia e punës

Sugjeroni mënyra për të përmirësuar komunikimin në organizatë.

Psikologjia e punës

commNë lëvizjen drejt një modeli me njohuri bazë, atje ku ekipet e njerëzve nuk janë të detyruar të ulen së bashku në të njëtën zyrë, komunikimi i brendshëm bëhet më shumë i rëndësishëm se komunkimi interaktiv. Është e qartë që ekziston një kosto e komunikimit të dobët që është përhapur në shumë nga grupet tona të punës, ekipet dhe organizatat. Për fat të mirë, ka disa gjëra që mund të bëhen për të përmirësuar cilësinë e komunikimit individual dhe organizativ:

1. Kanale të shumta për komunikimin në organizatë: Disa nga kanalet më efektive përfshijnë takime, bisedime ballë për ballë, e-mail, fakse, bisedat telefonike, buletinët, shkrimet dhe memorandumet. Cështja kryesore është në përhapjen e mesazhit, pa u mbështetur shumë në një kanal të vetëm.

2. Mesazhe përsëritës: Përvec kësaj për të përdorur kanalet e shumta, mund të përmirësojmë komunikimin organizativ duke përsëritur mesazhet e rëndësishme nga koha në kohë.

3. Fokus në dëgjim: Kjo është jetike gjatë komunikimit individual (p.sh  ballë për ballë). Arsyeja më e madhe që shumica prej nesh janë dëgjues të dobët është se askush nuk do të marrë kohë për të dëgjuar në mënyrë aktive. Dikush mund ta bëjë këtë duke shfrytëzuar aftësitë  e të dëgjuarit pasqyrues, duke përdorur sjellje të mirë jo verbale dhe sjellje të trupit.

4. Perceptoni më së miri mesazhin që ju transmetohet: Pas dëgjimit, duhet të jeni të sigurt për të marrë mesazhin në mënyrën e saktë që është destinuar. Për ta bërë këtë, duhet folur hapur dhe me ndershmëri.

5.  Menaxhoni problemet e komunikimit: Së fundi, duhet të bëheni  më efektivë në menaxhimin e problemeve të komunikimit që do të lindin gjatë bashkëveprimit njerëzor. Probleme të tilla përfshijnë, vështirësi konflikti në zgjidhjen e problemeve, keqkuptime që kanë të bëjnë me njerëz të vështirë dhe menaxhimin e dallimeve kulturore.  Dr. Michelle Mahdon, bashkë-autor dhe hulumtues në Fondacionin e punës, në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë” Komunikimi në mënyrë efektive brenda kompanisë nuk është dicka që duhet të ekzistojë thjesht, - kjo ëshhtë shfaqja qëndrore dhe cështja e produktivitetit në një kompani”.

Njerëzit duhet të vendosin komunikim të mirë me menaxherët e linjës, dhe të drejtpërdrejt me stafin. Të gjitha format e komunikimit duhet të rriten. Në këtë epokë ku dija është konkuruese, organizatat duhet të ndërtojnë "zonat e tyre organizative" duke zhvilluar lidhjet me kolegët e tyre në disiplina të tjera të tilla si marketingu, financa, departamenti i burimeve njerëzore etj.