
Mënyrat e sjelljes me kolegët dhe me shefin ndryshojnë shumë nga njera-tjetra. Sepse të parët janë si ty ndërsa i dyti të ka në dorë. Po si duhet të sillemi atëherë me shefin? A duhet të sakrifikojmë edhe në emër të dinjitetit tonë kur ne fyhemi? Në fakt është një marëdhënie shumë delikate ku që me lindjen e marrëdhënieve të punës, kanë lindur dhe problemet e ndryshme. Secilit nga ne mund t'i ketë rastisur të përballet me probleme të natyrave të ndryshme në punë, madje dhe të jetë ndjerë i fyer, por ka kuptuar që prapë nuk zgjidh asgjë. Edhe pse nuk është e pranueshme asnjëherë për një shef të nënvlerësojë punonjësit, pasi nëse punonjësit nuk kanë kualifikimin e duhur, është më mirë t'i largojë nga puna se sa ti fyejë. Po deri ne c’nivel duhet të durohet një shef? Në stereotipin tonë është e fiksuar se shefi zakonisht kapet me më të dobëtin sepse e di që ai s’do t'i përgjigjet dhe kështu në një farë mënyre e bën atë “kokë turku” ku të marrin mësim të tjerët. Por kjo nuk është e drejtë pasi një shef i cili ka objektiv të përmirësojë rezultatet e punës, sigurisht nuk ofendon nënpunësit, po përpiqet t'i frymëzojë e t'u japë zgjidhje problemeve . Secili nga ne ka dinjitetin dhe krenarinë e tij dhe padyshim askush nuk ka dëshirë t'i cënohet ky dinjitet. Prandaj dhe ikjet demonstrative nga puna nuk janë të pakta. Por deri tani folëm për shefin, pa e kthyer ende shigjetën nga ne. Po sikur shefi të mos gabohet në disa momente? Po në rastet kur shefi kritikon me të drejtë? Edhe pse kritika nuk i pëlqen askujt, secili nga ne duhet ta kuptojë që puna ka përgjegjësitë e veta. Prandaj është mirë të analizojmë veten, dhe nëse shefi ka të drejtë, le ta pranojmë dhe të korrigjojmë veten. Nëse nuk ka të drejtë, atëherë duhet sqaruar. Nëse bëhet teper demigrues atëhërë duhen peshuar gjërat. Por nëse ke nevojë për atë punë, atëhërë ul kokën dhe bëhu diplomat, nëse jo, mos lejo të të shkelin. Ndërsa për femrat ka edhe specifika të tjera , varet si femra e mendon për momentin.. Po qe se ajo e pëlqen shefin atëhërë ajo e di vetë si vepron, nëse i intereson vetëm puna atëherë lë të zbatojë rregullat më lart.