Psikologjia e punës

Punonjësit e demotivuar dëmtojnë / ndikojnë në progresin e kompanisë

Psikologjia e punës
Cdonjeri prej nesh, ndihet i lodhur dhe i demotivuar herë pas here në punën që bën. Por studimet e fundit kane treguar se demotivimi dhe lodhja mund të kenë një ndikim shumë të madh në produktivitetin e punës. Mërzitja në punë në të vërtetë shkakton një sasi të konsiderueshme të stresit tek punonjësit, dhe statistikat e studimeve tregojnë se: 1. 80%  e punonjesve u përgjigjën se demotivimi u shkakton atyre humbje të përqëndrimit 2. 50% e punonjësve u përgjigjën se demotivimi dhe mërzitja nga puna që bëjnë i ndikon në bërjen e shumë  gabimeve. 3. Mbi 45 % pranuan se demotivimi në pune ndikon ndjeshëm në krijimtarinë dhe produktivitetit në punën që kryejnë. 4. Më shumë se gjysma pranuan se mërzitja dhe demotivimi do t'i nxiste ata për të kërkuar një punë të re. "Stresi" i punonjësve të demotivuar ka një efekt të dëmshëm për punëdhënësit, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte do të ndjenjë  humbje të produktivitetit të punës . Studimet tregojnë se demotivimi dhe mërzitja nga puna që kryejnë jo vetëm që i ndikon punonjësit të humbasin përqendrimin dhe të bëjnë punë jo produktive, por edhe në transferimin e stresit në jetën e tyre personale, shkaktimin e mosmarrëveshjeve të herëpasherëshme në punë, mungesë dëshire për të bashkëpunuar, dhe gjithashtu mungesë të theksuar produktiviteti dhe krijimtarie. Por cilat janë shkaqet më të hasura të demotivimit të të punësuarve ? Tre shkaqet  më të hasura që ndodhin në shumicat e kompanive dhe organizmave janë: 1) Mungesë e detyrave dhe pamjaftueshmëri zhvillimi. Nuk ka asgjë më e keqe se sa te mos kesh punë për të bërë në punë.  Çdo njeri ka ritëm më të shpejtë, mëson më shumë, dhe ka nevojë për përgjegjësi të reja dhe stimuluese vazhdimisht në një vend pune. 2) Mos marrja në konsiderate e sugjerimeve dhe mos qënia  pjesë e vendim marrjes. Punonjësve të cilëve nuk ju vlerësohen punët dhe sugjerimet, fillojnë dhe ju humbet interesi për punën. Të punësuarit  punojnë më shumë, kur mendimet dhe puna e tyre merret në konsideratë. 3) Mos vlerësimi dhe mos inkurajimi. Qoftë kritikuese apo inkurajuese , reagimet e rregullta nga punëdhënësit e fokusojnë punonjësin dhe e mbajnë të përfshirë në proceset dhe detyrat që ato duhet të kryejnë. Ndërkohë mungesa e reagimit dhe mos vlerësimit pozitiv në punën e kryer, shkakton humbje të interesit për punën. Ndaj, të gjithë punëdhënësit në rast se do duan një ambient pune sa më miqësor, produktiv dhe të suksessshëm, duhet të jenë të kujdesshëm në sjelljet dhe përcasjet kundrejt punonjësve të tyre, për të marrë produktivitet dhe kreativitet në punën që punonjësit e tyre kryejnë.