Psikologjia e punës

Për çfarë motivi punojmë?

Psikologjia e punës

what is the answerMotivet e kryerjes së një pune janë të ndryshme por cili është ai motiv primar që na shtyn për të punuar? Shumë sondazhe i kanë dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje, lidhur me vlerën monetare. Pra ata përcaktojnë se motivi për të cilin punojmë, janë paratë.

Në fakt, ky është një motiv i rëndësishëm që vështirë është për t'u kundërshtuar pasi është ekonomia ajo që përcakton shpesh herë statusin, që të privon nga ambienti social, që përcakton shpesh herë dhe standartin e jetesës. Duket qartë se paratë përbëjnë motivin e kryerjes së një pune por edhe të gjetjes së një pune.  Por a përputhet dëshira me kërkesën?

Është shumë e vështirë që dëshirat tona t'i gjejmë në tregun e punës pasi tregu shpesh herë ka kërkesa  më të larta se sa dëshirat tona. Por ne duhet të shohim dhe anën tjetër  të medaljes, që jo gjithmonë paratë shërbejnë si motiv i punës sonë, por këtë fakt ne e kuptojmë gjatë rrugës, sidomos kur jemi në punë. Pasi askush nga ne nuk do ta donte një punë ku të paguhej mirë por të ishte nën presion të vazhdueshëm. Megjithëse ka shumë njerëz për të cilët  nevoja për ekzistencë është më e madhe se çdo lloj presioni. Por a do ta bëni ju një punë që nuk i përshtatet  nivelit tuaj arsimor, që nuk i përshtatet tipit apo personalitetit tuaj vetëm për para?

Këtu sigurisht ka vend për shumë diskutim pasi sot në shoqërinë tonë ka tipa dhe personalitete të ndryshme që mbase për para do bënin çdo gjë. Por në fund të fundit askush s'duhet të harrojë të kujdeset për higjenën e tij mendore dhe të gjejë atë punë që i përshatet më së  miri tipit, interesave dhe  nevojave vetjake. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndihemi më të  realizuar.